Lidia Curanaj, gazetarja shqiptare me një histori suksesi në SHBA
E lindur dhe rritur në Bronx të New York-ut, por me prindër shqiptarë që emigruan nga Shqipëria në Amerikë, Lidia Curanaj do ketë një takim në qendrën për të rinjtë shqiptar në Greenwith të Connecticut-i , me datë 23 shkurt. Jo të githë e njohin Lidia Curanaj, ndonëse kush i ndjek lajmet nga bota, do e ketë parë të paktën një herë në ndonjë kanal amerikan. Lidia prej 20 vitesh dhe punon në një media të njohur amerikane si FOX 5 dhe tashmë punon me kohë të pjesshme në FIOS1 News, që të kalojë më shumë kohë me burrin Victor dhe vajzën Julia.
Ajo është fituese dy herë e Emmy, çmimit për gazetarinë. Ka punuar si prezantuese si dhe reportere lajmesh në media prestigjioze si Fox, CBS News etj. Me të rinjtë që do takohet do ndajë eksperiencën në fushën e gazetarisë, por jo vetëm. Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka postuar foton e gazetares teksa bën edhe njoftimin.
Ja çfarë shkruan për të:
Me një karrierë gati 20-vjeçare në median amerikane, dy herë fituese e çmimit “Emmy” për gazetarinë, reportere dhe prezantuese lajmesh në disa prej mediave me te mëdha në SHBA, si FOX, CBS News etj, gazetarja shqiptaro–amerikane Lidia Curanaj do të ndajë përvojën e saj me pjesëtarët e “Qendrës për të Rinjtë Shqiptar” në Greenwich, Connecticut, të shtunën më 23 shkurt./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B
https://www.facebook.com/pandelimajkodiaspora/photos/a.308938109585300/644048306074277/?type=3&eid=ARCwC4NgOrnhoQWGCPf3O9k0cL62ksbOAV_Fh6VY1aARO0Ql2M877quN3xuLdkFI1Yb69ghMvw_2Rrbw&__xts__%5B0%5D=68.ARBoaMS62_1qKGwO7p73AK07-FjZoJdJUtHCTOyZjOBjvfARgqDOxzWstTqnz3izFt5viSUNhLJ6JvCPsMB-h6_66oATT2PYUWyosh0tnI5hy-sBowMFwPsKoxriRahR7eIN70uTiPCdREWttda5VsQiZARCh29ME0TAiT8YqmYVYzLBR-TcOUmml_UidhyR5n0OWF9--PcRxpHysMSyh-_TNQi7IpRK7II1L1rKedUrYvLBl0yP3TNaX3yHifTUAk63Hry7FWaJv8G8UqJ-YGWgJraPvpuld-yUHFL7ICkkO2y-UoCLPKL5zu2XAqknjsYKcp5PED1HqWB4OQ7JtD0&__tn__=EHH-R