5 tendencat që duhet të dish pak para nisjes të Javës së Modës në Londër
Java e Modës në Londër është rikthyer. Stilistët do të prezantojnë koleksionet e tyre të pranverë/verë 2025.
Ngjarja e këtij viti premton një përzierje emocionuese ngjyrash të gjalla, modele kreative dhe aksesorë që tërheqin vëmendjen.
Më poshtë gjen 5 tendencat kryesore që duhet të kesh parasysh.
1. Ngjyra të theksuara
Toneve neutrale dhe paletave minimaliste u ka ikur koha. Këtë vit gjithçka ka të bëjë me të qenit të guximshme. Adam Laës, ekspert i modës dhe themelues i Baked Clay London, parashikon se bluja do të jetë 'ngjyra IT'. Ngjyra blu në tualet, do të shtojë automatikisht edhe përdorimin e xhinsit më shumë.
2. Modele maksimaliste
Lule, rrudha, pala, fruta… pra s`ka më stil minimalist.
Dizajnerja Sanyukta Shrestha thotë se do të ketë shumë 'modele komplekse por spontane, dhe çifte ngjyrash jokonvencionale' që me siguri do të na tërheqin vëmendjen.
Prisni një shumëllojshmëri copësh, printesh dhe formash që ngjallin kreativitetin dhe lojën për të cilën njihet Java e Modës në Londër.
Do të mbizotërojnë printimet abstrakte dhe të frymëzuara nga surrealistët, format gjeometrike dhe ilustrimet e vizatuara me dorë. Dizajnerët po marrin frymëzim si nga arti modern ashtu edhe nga motivet klasike, duke i përzierë këto në veshje që janë tërheqëse vizualisht.
3. Outfit-i i vërtetë do të jetë aksesori
Jo vetëm që një veshje nuk është kurrë e kompletuar pa këpucët, stolitë dhe çantën e duhur, por ndonjëherë aksesori është vetë veshja.
Këtë vit jemi me fat pasi moda më në fund takohet me prakticitetin me një sërë çantash të mëdha që na bëjnë edhe punë, por edhe dukemi në modë.
Aksesorët e tjerë do të kenë një prirje narrative, që do të thotë se do të dëshmojnë një histori. Për shembull unaza e gjyshes, varësja e nënës, ora e babait…
Sa për gurët e çmuar do të jenë in ata me ngjyra të ndezura si: rubin, smerald dhe safirë. Sigurisht në forma asimetrike.
4. Vala nostalgjike
Zandra Rhodes ka krijuar një koleksion që përqafon modën e viteve '70.
Moda e dekadave të shkuara është gjithmonë një frymëzim për dizajnerët dhe java e modës e këtij viti nuk bën përjashtim, pasi ka të ngjarë të jemi në një slitë nostalgjike gjatë ditëve të ardhshme.
5. Rrobat e ripërdorura
Qëndrueshmëria është tendencë dhe këtë vit veshjet e ripërdorura zënë qendrën e vëmendjes.
Edhe një herë, Oxfam do të hapë Javën e Modës në Londër me, Style for Change, e cila do të shfaqë një koleksion të bërë nga pëlhura dhe materiale të ricikluara.