
Kendall Jenner i dha Krishtlindjes ngjyra të tjera. Ajo e çoi fustanin e Krishtlindjeve në tjetër nivel.

Ndryshe nga e kuqja e përhershme, zgjodhi të zezën klasike. Me pelush tek pjesa e jakës dhe në fund.


Jenner e kombinoi fustanin, i cili ishte bërë me porosi nga 16Arlington, me stileto të zeza nga Gianvito Rossi, një palë vathë dhe me unazë diamanti.

Kardashian-Jenner u mblodhën bashkë në një festë, siç e kërkon tradita.
Festën e organizonte Kim Kardashian, por të gjithë sytë mbetën tek Kendall që siç duket shpiku tendencën e re. Vitin tjetër e dini vetë çfarë duhet të zgjidhni.