
Edhe pse shpesh kritikohet se njerëzit po kthehen pas në kohë duke përdorur gjëra nga fëmijëria – si adhuruesit e Disney-t apo Harry Potter-it – nuk janë vetëm millennialët që bëjnë këtë. Gjenerata Z (të rinjtë e sotëm) po sjellin në modë aksesorë me një frymë nostalgjike dhe të lidhur me kujtimet e fëmijërisë.

Fillimisht, filluan të përhapeshin zbukurime të vogla që vareshin në çanta — forma qershish, yje të Sailor Moon-it, zemra e fjongo. Pastaj, stili boho dhe indie u rikthye me shalla, zinxhirë e triko që vareshin nga çantat.

Tani, trendi më i ri janë “aksesorët emocionalë”: lodra të vogla, të çuditshme, madje pak të frikshme, që vareshin në çanta ose përdoreshin si bizhuteri.

Shembulli më i njohur? Një lodër e quajtur Labubu – një krijesë me buzëqeshje djallëzore që ka pushtuar modën. Është parë në çantat e Rihanna-s, Dua Lipa-s dhe shumë të famshëm të tjerë. Popullariteti i saj është aq i madh, sa është kthyer në lodrën më të shitur në platforma si StockX.

Në thelb, ky trend tregon një të vërtetë të thjeshtë: në një botë ku të gjithë kanë akses në të njëjtat ide, njerëzit – veçanërisht të rinjtë – kërkojnë të duken ndryshe, qoftë edhe përmes një lodre të vogël të varur në çantë.
