Modë

Armani: Jam lodhur duke parë një vajzë me të brendshme në rrugë

Armani: Jam lodhur duke parë një vajzë me të brendshme

Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, ka shkaktuar shumë diskutime gjatë këtyre ditëve, përshkak të paraqitjes së saj me të brendshme në Javën e Modës në Milano. Pas sflilatës së tij sot, Giorgio Armani ka bërë një koment lidhur me këtë, duke u shprehur se femrat ‘ po shndërrohen në objekt dëshire dhe nëse janë 50% e meshkujve që i duan kështu’

Armani: Jam lodhur duke parë një vajzë me të brendshme

“Në modën që krijoj gjithmonë mendoj për gratë që mund të takoj kudo dhe nuk i fus emocionet intelektuale dhe seksuale. Unë mendoj për gratë në përputhje me fytyrat e tyre. Themi që i pranojmë të gjithë e do vijojmë kështu, por unë s'jam dakord me këtë. Jam lodhur duke parë një vajzë të çmendur që ecën me të brendshme në Milano. Femrat shndërrohen në objekt dëshire dhe nëse janë 50% e meshkujve që i duan kështu, ka edhe 50% që nuk i duan”, u shpreh Giorgio Armani.