
Nëse mendoni se një shishe uji e ripërdorshme është thjesht një send praktik për ecje në natyrë apo palestër, mendohuni sërish.
Për brezin Gen Z, kjo shishe është kthyer në një aksesor të domosdoshëm – jo vetëm për funksionin e saj, por edhe si pjesë e stilit personal. Të rinjtë e zbukurojnë atë me stickers, zinxhirë, breza dhe aksesorë të ndryshëm, duke e bërë të duket si një deklaratë mode.
Për të përfituar nga kjo tendencë në rritje, marka e njohur Stanley 1913 ka bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës dhe sportit si Olivia Rodrigo, Post Malone dhe Lionel Messi, duke lançuar koleksione të limituara që janë pritur me entuziazëm nga të rinjtë.
Kështu, një objekt i zakonshëm si shishja e ujit po bëhet një simbol i stilit dhe identitetit për gjeneratën e re.