Fustanin e përrallave në Golden Globes, e veshi Natalie Portman
Friday 12 January 2024, 11:18
TiranaPost

Mes shfaqjes, çmimeve, thashethemeve, na shpëtoi fustani më i bukur i Golden Globes.
Elegant, me stil, si i dalë nga përrallat. E veshi Natalie Portman.

Ky është cilësuar si fustani i 2024-ës.

I punuar me kujdes nga Dior, është i gjithi i qëndisur me një peizazh të mrekullueshëm, impresionist me mikro-lule dhe vermiçeli. Puna perfekte është realizuar nga Shkolla e Artizanatit Chanakya në Mumbai.

Natalie zgjodhi si aksesorë vetëm një palë vathë diamanti dhe la fustanin të fliste.