Jeta sekrete e themeluesit të Balenciagës në një serial

Mendoni pak për Balenciaga-n sot dhe mund të kujtoni aksesorët e guximshëm që zbukuruan emrin e markës, këpucët futuriste dhe pasarelat e famshme. Pavarësisht famës së Balenciagës, themeluesi i saj Cristobal Balenciaga, pak njihet.

Njihet më shumë për privatësinë, fshehtësinë dhe nevojën për kontroll në çdo aspekt të procesit të krijimit.
Tashmë disa sekrete të jetës sekrete të tij do të zbulohet në një serial nga Disney+.
Nga Spanja, në Paris për 30 vjet e ku ndërtoi karrierën. Si e ngriti zanatin e tij, si i kapërceu sfidat personale dhe profesionale dhe si krijoi këtë trashëgimi?
Perdja e jetës së tij do të ngrihet në këtë prodhim kinematografik.
I lindur në vitin 1895 në qytetin e vogël Getaria në rajonin bask të Spanjës veriore në një familje të klasës punëtore, Balenciaga i mësoi aftësitë e tij nga nëna rrobaqepëse.
Disa detaje të historisë së tij, përpara se të shikosh dokumentarin
Një grua të fuqishme në qytetin e tij e dërgoi në shkollën e rrobaqepësisë në Madrid. Në moshën 22-vjeçare, Balenciaga hapi butikun e tij të parë në qytetin bregdetar të San Sebastian, i ndjekur nga ato në Madrid dhe Barcelonë.

Shpërthimi i Luftës Civile Spanjolle i mbylli dyqanet e tij në Spanjë, megjithatë ai u transferua në Paris me ambicie të guximshme. Aty arriti të krijonte shtëpinë e tij të modës dhe t'u bashkohej njerëzve si Coco Chanel, Elsa Schiaparelli dhe të tjerëve në botën e modës së lartë franceze.
Seriali paraqet sukseset dhe sfidat e Maison Balenciaga gjatë një periudhe 30-vjeçare, duke treguar rivalitetin intensiv midis stilistëve, ndikimin e pushtimit nazist të Francës dhe ndryshimin e shijeve në tregun e modës së lartë në vitet e pasluftës.
Ai gjithashtu tregon sfidat personale me të cilat u përball Balenciaga, si vdekja në vitin 1947 e Wladzio Jaworowski d'Attainville, drejtuesi kryesor i markës dhe i dashuri i Balenciaga-s.