Modë

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e panairit të parë të modës në Ballkanin Perëndimor

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Përfundoi me sukses edicioni i parë i Muza Fashion Fair, panairit të parë të këtij formati dhe përmasash në industrinë e modës në Ballkanin Perëndimor, i cili u zhvillua në datat 16–18 maj në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke vendosur një standard të ri në organizimin e panaireve të modës dhe industrive kreative në rajon.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Ceremonia e hapjes, e mbajtur më 16 maj, u shoqërua me ndarjen e medaljeve të mirënjohjes për disa prej figurave që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e industrisë së modës, artit dhe imazhit në Shqipëri dhe rajon si dhe bashkëpunëtorë në edicionin e parë të këtij panairi. Me medaljen e mirënjohjes u nderuan:

Rezarta Skifteri- një nga emrat më të njohur të industrisë shqiptare të modës, me një kontribut të rëndësishëm në promovimin e elegancës dhe kulturës së modës shqiptare ndër vite.

Ergys Zhabjaku- fotograf dhe artist kreativ, i njohur për estetikën dhe vizionin e tij në industrinë e modës dhe kurimit të imazhit.

Armand Peza- sipërmarrës, themelues dhe drejtues i Geraldina Sposa, për kontributin dhe profesionalizmin e tij në industrinë shqiptare të modës dhe eventeve.

Mila Zaharieva- stiliste dhe themeluese e International Fashion Connection Group, me një rol të rëndësishëm në lidhjen e modës rajonale me industrinë ndërkombëtare.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

I iniciuar nga autorja dhe producentja Andriola Kambo, Muza Fashion Fair solli një koncept tërësisht bashkëkohor, duke kombinuar modën, artin, biznesin dhe industrinë kreative në një platformë unike ndërkombëtare. Për tre ditë me radhë, panairi krijoi një eksperiencë të re për publikun dhe profesionistët e fushës, duke e kthyer Tiranën në një pikë referimi për industrinë e modës në rajon.

Një ndër fokuset kryesore të këtij edicioni ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes tregut shqiptar dhe industrisë ndërkombëtare të modës, përmes pjesëmarrjes së blerësve dhe profesionistëve të huaj të industrisë, me synimin për të krijuar kontakte të reja, bashkëpunime konkrete dhe mundësi promovimi për brand-et dhe dizajnerët shqiptarë në tregjet ndërkombëtare.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Rreth 50 ekspozitorë shqiptarë dhe ndërkombëtarë prezantuan koleksionet, shërbimet dhe risitë e tyre, ndërsa vizitorët patën mundësinë të njiheshin nga afër me trendet më të fundit të industrisë dhe të përjetonin një program të pasur artistik dhe profesional.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Një nga momentet më të rëndësishme të këtij edicioni ishte prezantimi i “Muzeut MUZA”, një ekspozitë konceptuale me 10 krijime unike të finalistëve të Muza Competition, të frymëzuara nga uniformat e profesioneve të përditshme në sektorin e shërbimit në fushën e turizmit. E konceptuar si një instalacion artistik mode në dy kontenierë të dedikuar, ekspozita solli një interpretim modern të identitetit dhe rolit të individit në shoqëri, duke ndërthurur artin bashkëkohor me elementë të modës dhe traditës. Ekspozita u kurua nga Helidon Haliti, një prej emrave më të njohur të artit bashkëkohor shqiptar, i cili solli përmes vizionit të tij një dimension artistik modern dhe inovativ në konceptimin e “Muzeut MUZA”.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Përgjatë tre ditëve të eventit u zhvilluan sfilata mode, konferenca, workshop-e, masterclass-e, intervista dhe aktivitete rrjetëzimi, duke krijuar hapësira të reja bashkëpunimi mes profesionistëve të industrive kreative dhe biznesit.

Një rëndësi të veçantë iu kushtua edhe përfshirjes së të rinjve dhe edukimit artistik. Workshop-et dhe aktivitetet edukative përfshinë nxënës të gjimnazeve të Tiranës, si edhe fëmijë, duke krijuar hapësira frymëzimi, orientimi dhe edukimi për brezin e ri që dëshiron të ndjekë profesionet kreative dhe industrinë e modës.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Ky panair nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e institucioneve, partnerëve, bizneseve dhe bashkëpunëtorëve që besuan në këtë vizion dhe u bënë pjesë e edicionit të parë të Muza Fashion Fair si:

* Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
* Ministria e Arsimit
* Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
* Bashkia Tiranë
* Agjencia e Industrisë Kreative
* Komuna Tuz
* Komuna Prizren
* Komuna Bujanoc
* Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)
* Madcom
* Albacademy

Ky edicion i parë konfirmoi potencialin e Shqipërisë për të organizuar panaire të standardeve ndërkombëtare dhe hodhi bazat për krijimin e një platforme të qëndrueshme për zhvillimin e modës shqiptare në tregun global.

Muza Fashion Fair vendos një standard të ri në organizimin e

Muza Fashion Fair vjen si vazhdim i punës disa vjeçare të platformës MUZA, e cila mbështet dhe promovon të rinjtë në fushën e modës dhe artit, duke ndërtuar një komunitet me mbi 9,000 të rinj nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora.

Për më shumë informacion:

Website:
Muzafashionfair.com
Instagram:
@muzaalbania
@muzafashionfair
Email:
[email protected]