Pas thirrjeve për bojkot, Zara fshin fotot e fushatës së re dhe kërkon falje
Tuesday 12 December 2023, 12:22
TiranaPost

Zara ka fshirë nga llogaria e saj në Instagram fotot e fushatës së re me manekinë dhe statuja të mbështjella me të bardha pas thirrjeve në rrjet për bojkot.
Fushata e fundit e brandit fast-fashion tërhoqi vëmendjen negative pasi njerëzit e krahasuan atë me sulmet izraelite në Gaza.

Inditex, i cili zotëron Zara-n, tha se koleksioni ishte konceptuar në korrik dhe fotot janë realizuar në shtator. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pas 7 tetorit.
Gjithashtu ka kërkuar dhe një ndjesë publike për këdo që është ndjerë i ofenduar nga postimet që tashmë janë fshirë.