
Fundi i shkurtër me pala, ai mini është në modë këtë verë. Po të jetë i bardhë, si ai i Dua Lipës, akoma edhe me mirë.

Edhe pse mund të duket sikur fundet me pala u shfaqën papritur këtë verë, ato në fakt kanë kohë që përgatiten për këtë moment. Marka e njohur Chloé ka promovuar prej kohësh veshje me pala dhe volum.

Edhe Loewe solli një fund të lehtë krem me pala që u bë pjesë kyçe e koleksionit të saj për po të njëjtin sezon, pranverë/verë 2025.

Laura Hawkins, redaktore në British Vogue, është fanse e këtij fundi prej kohësh dhe është e lumtur që ai po kthehet në gardërobat tona.

“Më mirë se çdo palë xhinse Diesel, ai ishte simbol i statusit dhe finesës", shkroi ajo në një shkrim-homazh për fundin e famshëm.

Nëse vjet ishte një artikull i dashur mes të apasionuarve pas modës, këtë vit ai është kthyer në një fenomen.
Disa nga fundet që mund të bëhen tuajët:
LOEWE – Fund i bardhë me pala: £1,400

Free People – Fund shumëpalësh: £88

Nobody’s Child – Fund mini me pala të bardha: £55 £30.25

H&M – Fund me qëndisje: £28
