Rudina Magjistari del nga studio e programit dhe ka një ftesë për të rinjtë e apasionuar pas modës
Nëse moda dhe krijimtaria është pika juaj e fortë atëherë ky lajm është për ty! Ftesa vjen nga Rudina Magjistari dhe Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.
Projekti “Muza Competition” bashkon tradicionalen dhe modernen është një mundësi e mirë për t’u futur në botën e Modës dhe për të nisur karrierën si dizajner.
Projekti është lançuar në Kuadër të Tiranës si Kryeqytet Europian i të Rinjve 2022 dhe ka në qendër të rinjtë e talentuar në fushën e fashion-dizajnit.
Çfarë synon?
“Muza Competition” u dedikohet të rinjve nga mosha 18-35 vjeç nga gjithë qytetet shqipfolëse të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për t’u ofruar atyre një spektër më të gjerë mundësish profesionale që synojnë nxitjen e punësimit në ekonomitë krijuese, nxitjen e krijimit të bizneseve start-up në këtë fushë, apo zgjerimin e bizneseve.
Si mund të bëhem pjesë?
Projekti do të kalojë në 3 faza dhe më të mirët do të përzgjidhen nga juria e përbërë nga anëtarët:
Fadil Berisha
Aferdita Onuzi
Emina Çunmulaj
Valdrin Sahiti
Enada At’Nikolla
Helidon Haliti
Shpërblimet?
Finalja do të jetë në muajin qeshor dhe vendi i tretë do të shpërblehet me 5 mijë euro. Vendi i dytë me 10 mijë euro dhe vendi i parë me 20 mijë euro.
Për të aplikuar në konkursin “Muza Competition” mjafton të klikoni në këtë link: https://muzacompetition.com/.