Sienna Miller, për herë të parë në tapetin e kuq me vajzën
Monday 20 May 2024, 10:37
TiranaPost

Protagonistja e vërtetë e tapetin të kuq dje në Festivalin e Filmit në Kanë ishte vajza e Sienna Miller.
Ajo parakaloi për të parën herë në një tapet të kuq.
Marlowe Sturridge, 11 vjeç u shfaq me një fustan të shkurtër e me një lule në kraharor. Si modeli, prerja, ashtu edhe ngjyra e fustanit ishin kaq fëminore, pa tylra e ekzagjerime.

Sienna Miller kishte dje premierën e filmit të ri ‘Horizon: An American Saga’.

Miller kishte veshur një fustan blu të tejdukshëm me pala dhe një gjerdan diamanti.