Të gjithë të çmendur pas xhaketës Adidas që është bërë virale në Kinë

Në muajt e fundit, kjo xhaketë Adidas është kthyer në një fenomen viral në Kinë, duke u shndërruar nga një veshje e thjeshtë sportive në një dukuri të vërtetë kulturore. Suksesi ka lindur kryesisht në rrjetet sociale kineze, ku imazhe dhe video të xhaketës nisën të qarkullojnë me shpejtësi, të nxitura nga influencerë, studentë dhe të rinj kreativë që e kanë ripërkthyer në frymë streetwear.


Dizajni i dallueshëm, me tre vijat ikonike dhe një estetikë që ndërthur stilin vintage me modën urbane bashkëkohore, ka goditur në shenjë një brez të ndjeshëm jo vetëm ndaj stilit, por edhe ndaj vlerës simbolike të markave.


Në Kinë, Adidas shpesh perceptohet jo thjesht si një markë sportive, por si simbol identiteti dhe përkatësie dhe kjo xhaketë ka kapur në mënyrë perfekte trendin "guochao", ndërthurjen mes ndikimeve globale dhe shijes lokale.


Shumë përdorues e kanë kombinuar me veshje casual ose retro, duke e kthyer në një “must-have” dhe duke bërë që stoqet të shterojnë shpejt në disa dyqane dhe platforma online.


Ky viralitet dëshmon edhe një herë se si moda, në epokën digjitale, mund të lindë nga poshtë, pra nga blerësit e jo nga krijuesit: mjafton veshja e duhur, në momentin e duhur, për t’u shndërruar në një fenomen kombëtar.