Mosmarrëveshja e kufirit Slloveni-Kroaci mund të rrezikojë antarësimin e Ballkanit në BE, Juncker: S'duam incidente
Presidenti i Komisionit Europian Juncker thotë problemi i çështjes së mosmarrëveshjes së kufirit mes Kroacisë dhe Slloveninë prek BE-në dhe jo vetëm dy vendet, pasi rrezikon edhe Ballkanin, duke mos u anëtarësuar në BE-së. Juncker thotë se mosmarrëveshja kufitare mes Sllovenisë dhe Krocisë është një çështje e rëndësishme dhe se BE nuk do incidente që mund të dëmtojnë unionin dhe as Ballkanin.
"Zgjerimi i ardhshëm i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është në duart e Sllovenisë dhe Kroacisë," tha Jean-Claude Juncker gjatë një takimi me presidentin slloven Borut Pahor. Ai tha se bllokimi midis dy vendeve anëtare të BE ishte duke ndikuar në perspektivën e shteteve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian..
Në fund të qershorit, Gjykata e Arbitrazhit vendosi që tri të katërtat e Gjirit të Piranës i përkasin Sllovenisë dhe se nëpërmjet ujërave territorial merr qasje në det të hapur përmes një korridori prej dy milje e gjysmë. Gjithashtu u vendos se kufiri në Istria ndjek lumin Dragon dhe përfundon mes kanalit të Sv. Odorika, që do të thotë se Shkodelin, Buzhini dhe Mlini-Shkrile mbesin për Kroacinë. "Ky nuk është vetëm një problem bilateral, ky është një problem që ndikon në të gjithë Bashkimin Evropian", tha ai.
Kroacia nuk e pranon vendimin e Gjykatës duke e konsideruar të kompromentuar, pasi me vendim të Kuvendit në vitin 2015 u tërhoq nga arbitrazhi sepse u zbulua se përfaqësuesi slloven në Gjykatën e Arbitrazhit Jernej Sekolec dhe Simona Drenik, minister e Punëve të Jashtme ranë dakord për lobimin me gjyqtarët tjerë të arbitrazhit. Nga ana tjetër, Sllovenia i kërkon Kroacisë të respektojë vendimin e gjykatës që ka dhënë arbitrazhi. Tiranapost.al E.B
