
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.
Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në veri e qendër reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.