Moti

Si do të jetë moti këtë të premte maji?

Si do të jetë moti këtë të premte maji?

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në Juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga Veriperëndim-Perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.