Nga Albina Shehu⁄ Ndërsa për dhëmbët flasim gjithmonë, për gjuhën ka shume pak informacion dhe i kushtojmë pak rëndësi. Higjienës së gjuhës duhet t`i kushtojmë të njëjtën rëndësi si dhëmbëve.
Ajo mund të jetë shkaktare për erën e keqe të gojës, shijen e keqe dhe ndryshimin e ngjyrës së saj.
Si duhet të kujdesemi për gjuhën? A mjafton larja me furçën e dhëmbëve? Larja e gjuhës duhet bërë 2 herë në ditë me furçë dhe pastë e pasur me fluor.
Asgjë e re e në këtë pikë, por ajo që është më e rëndësishme është drejtimi i larjes së gjuhës me furçë.
Konsiderojeni gjuhën për një moment si një tapet, qimet e të cilit përfaqesojnë papilat e gjuhes. Papilat e gjuhës na lejojnë të diferencojmë shijet e ndryshme të ushqimeve dhe pijeve.
Në mënyrë që qimet e këtij tapeti të pastrohen drejtimi i pastrimit duhet të jetë vetëm në një drejtim, e njëjta gjë duhet edhe me gjuhën, sepse në të kundërt papastëtitë e nxjerra do të rikthehen sërisht në gjuhë.
Ne dentistët rekomandojmë që gjuha të pastrohet me furçë dhe pastë mirëpo një mjet shumë i mirë për pastrimin e saj është dhe tongue scrapper. (më poshtë i ilustruar në foto)
Tongue scrapper mund të gjendet lehtësisht në supermarket, drugstore apo farmaci dhe është shumë praktik, thjeshtë mos harroni se levizjet për pastrimin e gjuhës janë njesoj, pra nga brenda gojës për jashtë saj.