MY TIRANA

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me Veliajn për një kopsht fëmijësh!

Dua Lipa ndodhet në Tiranë jo për koncert, por për një kopsht fëmijësh. Këngëtarja kosovare që ndodhet në majat e suksesit botëror, ka ardhur në Tiranë këto ditë për të finalizuar një bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, si pjesë e nismës “Adopto një Kopsht”.

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Ka qenë vetë Dua që ka postuar fotot nga projekti dhe ka treguar se ndodhet për të parë vijimin e punimeve për Kopshtin numër 42 i cili do të mirëpresë 300 fëmijë.

'E nderuar që ndodhem sot në Tiranë, Shqipëri për të parë punën e ndërtimit për "Sunny Hill Kindergarten" në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019-ën, dhe me gjithë ndihmën tuaj duke kontribuuar me blerjen e bluzave me logon "Lutu për Shqipërinë" që krijova me miqtë e mi, dyfishova fondet dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën gjatë këtij procesi. Kopshti do hapet me 15 shtator 2021'.

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua dhe Veliaj inspektuan nga afër punimet.

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

“Kemi zgjedhur një kopësht që është m’u në zemër të Tiranës, i cili do të mirëpresë 300 fëmijë. Shpresoj që ata të bëhen të gjithë të suksesshëm si ty, sepse unë besoj se kur fëmijët rriten mirë, mund të bëhen qytetarë të mirë. Dua është sot artistja më e famshme në botë, por mbi të gjitha është një vajzë e mirë! Nuk mjafton të jesh vetëm artist i mirë, - ne kemi parë plot artistë të mirë, - por duhet të jesh edhe njeri i mirë dhe Dua është një njeri i mirë dhe sot ka adoptuar këtë kopësht, të cilën do ta quajmë kopshti dhe çerdhja “Sunny Hill”, si fondacioni i saj. Po ashtu, kemi edhe dy miqtë e tjerë me origjinë nga Shqipëria, Kujtimi dhe Arbeni, të cilët kur ra tërmeti, me kërkesën e Duas, dizenjuan një bluzë të cilën njerëzit e blenë në internet, në shenjë solidariteti dhe më atë fond ne do të bëjmë mobilimin, lodrat, kuzhinën dhe pjesën artistike të kopshtit, për t’u ngritur më të fortë se ç’ishim kur u rrëzuam nga tërmeti,” u shpreh Veliaj.

Foto/ Zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipa në Tiranë. Me

Dua u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare.

“Më së pari, ju lumshin duart për gjithë punën që keni bërë! Kopshti ka për të qenë shumë i bukur. Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndihmoi për realizimin e kopshtit. Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar,” u shpreh ndër të tjera Dua.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

*Tiranapost.al.