Nën lupën e Stela Sallakut

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e tua

Në vend që të blesh atë Harley-n, të cilin ia ke premtuar gjithmonë vetes (dhe ndoshta do të hipësh afërsisht vetëm dy herë), përdori të 50 -at e tua si një justifikim për të blerë të gjitha ato elementë të gardërobës që ke dashur gjithmonë, por nuk ke qenë kurrë në gjendje t’i justifikosh. Pavarësisht nëse është xhaketë “biker” lëkure Belstaff, pulovër lesh kashmiri Elder Statesman, çantë Prada, kostum darkë blu mesnate Brunello Cucinelli ose një kostum i tërë nga Savile Row, sigurohu që të jenë në ngjyra klasike që do t'ju zgjasin për shumë vite rresht.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

Le ta pranojmë tani, ti ke arritur gjëra të mëdha personalisht dhe profesionalisht deri tani. Je në një moshë më të pjekur dhe këtë e reflekton edhe stili yt i të veshurit (le të shpresojmë).

Mos u bëj nga ata burra që e lejon stilin e tij t’i rrëshqasë kur përqafon të 50-tat. Jemi të sigurt që e ke krijuar një stil, që nga modeli i flokëve dhe deri tek aksesorët. Vetëm sigurohu që të jetë ai i duhuri.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e
Së pari, dhe më e rëndësishmja, çelësi për t'u veshur mirë në të 50 -at e tua është të sigurohesh që rrobat të përshtaten siç duhet. Kalo nëpër arsenalin tënd ekzistues dhe sigurohu që të gjitha të vënë në pah pikat e tua të forta. Është e rëndësishme të dish që nuk duhet thjesht të dukesh mirë me atë që ke veshur, por edhe që të ndihesh rehat me veshjen tuaj.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

Një këshillë: atletet bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara për t'u kombinuar siç duhet, sidomos nëse je mbi 55, veçanërisht ato dizajnet me ngjyra më të ndezura. Sigurohu që të investosh në një koleksion të lakmueshëm këpucësh më “të zgjuara”, që janë gjithashtu edhe të rehatshme. Loafers do të ishin një fillim i shkëlqyeshëm, por gjithashtu shiko për çizme të lëkure, këpucë eventesh dhe espadrilles kamoshi me dy faqe. Dhe nëse ende të mungojnë atletet, kërko këpucët me ngjyra bazike si ato nga Lanvin, Common Projects, Bally, të rehatshme dhe klasike.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

Si të vishesh në të 50 -at: 4 rregulla të arta

1) Mbaj në dollap disa ngjyra

Nuk po them që t’i eleminosh fare ngjyrat nga gardëroba jote, por mbaj disa opsione një ngjyrshe veshjesh në cilësinë më të mirë të mundshme. Ose investo në tonalitete të ndryshme të së njëjtës nuancë, sepse do ta kesh më të thjeshtë veshjen në mëngjes.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e


Shmang çdo gjë me ngjyra të ndezura fosforeshente ose pastel, dhe në vend të këtyre zgjidh nuanca klasike si deve, gri të lehta, blu të errët, jeshilen e pyejeve dhe të kuqe të errët.

2) Investo në ato pjesë të veshjes që ke dashur gjithmonë

Në vend që të blesh atë Harley-n, të cilin ia ke premtuar gjithmonë vetes (dhe ndoshta do të hipësh afërsisht vetëm dy herë), përdori të 50 -at e tua si një justifikim për të blerë të gjitha ato elementë të gardërobës që ke dashur gjithmonë, por nuk ke qenë kurrë në gjendje t’i justifikosh. Pavarësisht nëse është xhaketë “biker” lëkure Belstaff, pulovër lesh kashmiri Elder Statesman, çantë Prada, kostum darkë blu mesnate Brunello Cucinelli ose një kostum i tërë nga Savile Row, sigurohu që të jenë në ngjyra klasike që do të zgjasin për shumë vite rresht.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e


3) Përditëso dizajnet e kostumeve

Kostumet tub ose ato cowboy të vitete ‘70 nuk duhet të jenë më pjesë e gardërobës tënde. Nëse kanë mbetur diku nëpër dollap, është koha t'i filtrosh dhe t'i zëvendësosh me diçka që i përshtatet një personi më të maturuar. Nëse je në mëdyshje, zgjidh një xhaketë të zbukuruar me dy butona dhe pantallona të përshtatura mirë, pa pala.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

4) Mos vish veshje me logo që bërtasin

Gjithçka që do të bërtasë, do të bërtasë aty diku rreth krizës së mesmoshës. Mbaj pak ose aspak aksesorë, një orë të mirë, këpucë luksi, telefon ose tablet cilësor, të cilat harmonizohen bukur me çanta lëkure të mira. Çdo gjë rreth teje duhet të jetë cilësore dhe minimaliste në të njëjtën kohë.

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e

4 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 50-tat e