Nën lupën e Stela Sallakut

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

I përbërë nga një shtresë filtri, ose puplash, dhe dy copa të qepura me motive mbi të dhe nën, xhupi është veshja më e përdorur e dimrit. Që nga Moncler, Eddie Bauer, Prada (sëfundmi), Miu Miu, Simone Rocha e të tjerë, kanë krijuar modele të ndryshme xhupi. Dikush e bën të gjatë në dukje si jorgan, dikush i vë rrip në bel e të tjerë preferojnë ata më sport.

Nëse je mërzitur duke veshur gjithnjë të njëjtin model, kemi 5 zgjidhje për ty.

1- Me kambale me platformë

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

Kambalet kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen kohët e fundit. Filluam t'i vishnim që vjet me pantallona xhins, ose fund dhe geta. Sivjet influencueset po i veshin me çdo gjë, që nga kostumet, fustanet e mbrëmjeve etj. Pse të mos i kombinojmë edhe me xhupin?

2- Motive kafshësh

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

Për ta bërë veshjen pak më për mbrëmje, mund të kombinojmë pantallonat me lëkurë kafshësh ose çizme, me golf dhe xhup oversize.

3- "Casual friday" (e premtja e zakonshme)

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

Me xhinse si Chiara, golf dhe çantë lëkure.

4- Me kostum

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

Na vjen natyrshëm që mbi kostumin me xhaketë dhe pantallona, të veshim pallto ose poncho, por kurrsesi xhup si jorgan. Ja që qenka në modë!

5- Me çizme "statement"

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

Sa herë që dua të kombinoj diçka të zakonshme me një tjetër ekstravagante, shkoj tek fotot e Pernille Teisbaek. E gjithë veshja merr një tjetër vlerë vetëm nga çizmet "statement" me lëkurë kafshësh.

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror

Cilindo kombinim të zgjedhësh, si me pantallona lëkure, "casual", me kostum apo me çizme të bukura, shoqëroje me pak aksesorë, por me çanta të bukura. Edhe pse xhupi mund të jetë një nga veshjet e zakonshme, nëse kombinohet siç duhet, duket shumë me stil.

5 mënyra të reja si ta kombinosh xhupin dimëror