Nën lupën e Stela Sallakut

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e tua

Kur bëhet fjalë për veshjen, ekziston një ndryshim thelbësor midis "modës" dhe "stilit" - dhe çelësi për t'u veshur mirë në të 40 -at tuaja është të favorizosh këtë të fundit. Me pak fjalë, është koha për të konkretizuar gjithçka që ke mësuar gjatë dy dekadave të fundit. Nëse nuk shkon në palestër çdo ditë, mos u vish me rroba të ngushta dhe të tejdukshme, si ato që kishe në të 20-tat dhe 30-tat e tua të lavdishme. Zgjidh prerje më të lirshme, më të relaksuara sepse ato kg që ke shtuar nuk ka pse t’i dijë njeri. Dhe për hir të Zotit, mos vish më xhinse të zbardhura apo grisura.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Kur bëhet fjalë për veshjen, ekziston një ndryshim thelbësor midis "modës" dhe "stilit" - dhe çelësi për t'u veshur mirë në të 40 -at tuaja është të favorizosh këtë të fundit. Me pak fjalë, është koha për të konkretizuar gjithçka që ke mësuar gjatë dy dekadave të fundit.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Nëse nuk shkon në palestër çdo ditë, mos u vish me rroba të ngushta dhe të tejdukshme, si ato që kishe në të 20-tat dhe 30-tat e tua të lavdishme. Zgjidh prerje më të lirshme, më të relaksuara sepse ato kg që ke shtuar nuk ka pse t’i dijë njeri.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Por as kur të shkosh për pazar mos e tepro me detajet, nuk është se do fotografohesh në “street style” nga ndonjë fotograf i VOGUE. Do dukesh më me stil nëse zgjedh një palë pantallona (ose xhinse) me prerje të mesme dhe tub. Vish një këmishë të lirshme dhe merr një triko për siguri dhe për stil. Dhe për hir të Zotit, mos vish më xhinse të zbardhura apo grisura.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Ka shumë zotërinj që vishen mirë në të 40-tat. David Beckham është një prej tyre, nuk di ta vlerësoj se ç’futbollist ka qenë, por për sa i takon stilit ë tij s’ke ç’i thua. Idris Elba sipas GQ është një nga meshkujt gjithashtu që ka shumë sharm dhe stil. Nuk them në rastet kur e sheh me kostum në revistë, por për ato daljet e zakonshme tek Starbucks ose nëpër qytet apo takime pune. Të tjerë meshkuj me shumë stil janë Mark Ronson, Patrick Grant dhe Hu Bing.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Thuhet se ka nja 6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat.

1) Përditëso gardërobën

Nëse nuk ke veshur diçka për disa vite rresht, është koha ta dhurosh në një dyqan bamirësie, ose ndonjë kusheriri të largët. Nëse zbulon se ke një veshje të preferuar të cilën e vesh shpesh, investo në të njëjtin stil, por në alternativa të ndryshme. Psh. nëse je tipi i bluzës së bardhë, bli disa versione të saj me logo të ndryshme.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Gjithashtu shfrytëzo rastin për të përmirësuar jo vetëm veshjet, por edhe vetë dollapin. Investo në një më të madhe dhe më të organizuar. Mbaj veçmas kravatat, çorapet dhe veshjet e brendshme. Këpucët vendosini në një vend të ajrosur ose në një raft druri të mirë.

2) Mos hamendëso se ke nevojë për një masë më të madhe (por rregullo çdo veshje tek rrobaqepsi)

GQ ka intervistuar ikonën e stilit ndërkombëtar dhe simpatikun Johannes Huebl, 41 vjeç, për veshjen në të dyzetat: “Duhet të kesh një ide të mirë për disa lloje dizajnesh dhe stili që të përshtatet ty dhe llojit të trupit tënd. Rrobaqepësi do të jetë gjithmonë një zgjedhje e mirë dhe e përshtatshme për moshën."

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

Pra, nëse ka disa veshje që nuk i ke veshur për një kohë për arsye të ndryshme, thjesht kthehu dhe rregulloji ato. Nuk ke nevojë të blesh tërësisht gardërobë të re. Vetëm disa rregullime do t'i bëjnë kostumet e tua të duken aq shik dhe fit sa nuk do ta besosh as vetë.

3) Trego kujdes me veshjet sportive

Edhe pse veshjet sport po mbizotërojnë gjithnjë e më shumë gardërobën e meshkujve sot, ka disa “mos” që është më mirë t’i dish paraprakisht. Një dozë e balancuar mes veshjes sport dhe casual, të bën të dukesh mirë. Por nëse e tejkalon dhe sidomos nëse nuk zgjedh veshjen e duhur, mund të japësh idenë e mësuesit të fiskulturës. Nuk ka ndonjë gjë të keqe, por ndoshta nuk ishte kjo idea jote fillestare.

Hiq dorë nga kapelet dhe çantat e bejsbollit dhe zëvendësoji me Valentino, Lanvin ose Mr. Hare.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e


4) Çdo gjë që keni në kyçin e dorës do marrë vëmendje

Mirë është të kesh një ose dy orë të mira zvicerjane, por edhe nëse nuk ke mundësi për to, zgjidh dizajne nordike ose suedeze minimaliste. Nëse nuk keni ende një orë të mirë, jua dhamë një ide për dhuratë në ditëlindjen tënde të 40-të. Investo gjithashtu në bizhuteri që e plotësojnë atë, pavarësisht nga çfarë pune keni, pavarësisht nëse je apo s’je tipi i aksesorëve.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e

5) Ndaje mendjen për modelin e flokëve

Nuk është koha më për eksperimete me prerjet novatore. Kur bëhet fjalë për prerjen e flokëve, duhet të njohësh më së miri formën e kokës si dhe llojin e flokut. Nëse ke probleme me zbokthin, quaje problem primar dhe zgjidhe. Sado e shtrenjtë të jetë veshja jote, nëse në jakën e xhaketës duken pika të bardha, i humbe pikët. Nëse ke gjetur berber të mirë, mos e ndërro.

6 rregulla të arta se si të vishesh mirë në të 40-tat e


6) Mos u mundo shumë, gjithsesi

Po, ironia është se duke u përpjekur shumë për t’u dukur i kuruar, mund të dukesh si një 40 e ca vjeçar që po kalon krizën e mesit të jetës. Mbani në mend që “less is more” (pak është shumë) dhe ajo që të zbukuron më shumë, është që brenda çantës Valentino të kesh një revistë ose libër (“The New Yorker” është sugjerimi im). Bëhu, pra, ekspresiv, tregohu i kujdesshëm me ngjyrat vibrante. Mos gërmo rrobat e çmendura që ke veshur në të njëzetat e tua duke u përpjekur të rijetosh ditët e mira të vjetra. Bëhu më i vjetër, bëhu më i mençur, bëhu më i fortë.