Nën lupën e Stela Sallakut

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë sezon

Miti se pardesytë fillimisht u veshën nga ushtarët në rrugët me baltë të Luftës së Parë Botërore, nuk është aspak i vërtetë. Në realitet, pardesyja evoloi nga mushamatë, që krijoi kimisti dhe shpikësi skocez Charles Macintosh dhe shpikësi britanik Thomas Hancock (themeluesi i industrisë britanike të gomës) në fillim të viteve 1820.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

Sipas revistës Vogue, ata që e veshën gjatë luftës ishin kryesisht oficerë të gradës së lartë, të cilët e blenë pardesynë si pjesë e uniformës së tyre. Një shënues ky, i cili bënte dallimin dhe klasën shoqërore, madje edhe në ushtri.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

Dizajni i bukur, të cilin e njohim ne sot, është krijuar nga Burberry, pikërisht duke marrë frymëzim nga krijimi original. Është kthyer në një nga elementët më kryesorë të gardërobës, saqë të kesh një, dy ose tre nuk është kurrë e tepërt.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

Pardesytë dallojnë nga dizajni, rripi, xhepat, pala e pasme, ngjyra dhe gjatësia. Të gjitha luajnë rol në përcaktimin e kombinimit. Disa janë me sport, të tjerat mund t’i veshësh dhe për në punë dhe disa janë të destinuara për fundjavat në fshat.

Ka disa mënyra se si t’i kombinosh pardesytë, madje ka shumë mënyra, por në blog do përmendim disa.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

1- Me bluzë në vend të shallit

Mbaj mend rreth viteve '90, moda ishte të vije shall mëndafshi nën jakën e pardesysë. Edhe mami im e mbante ashtu, madje e kujtoj si tani tonalitetin mjaltë të shallit, të cilin e vendoste sipër padesysë camel. Në vend të atij shallit klasik, mund të vendosim bluzë.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

2- Një ngjyrëshe

Ky është një nga truket që përdoret nga vajzat blogere për t'u dukur më të gjata. Nëse të gjithë elementët që ke veshur, janë derivate të së njëjtës ngjyrë, do dukeni me shumë stil.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

3- Oversize

Po! Pardesytë më të bukura, janë ato që rrinë pak më të mëdha se masa reale. Unë kam një të tillë nga London Fog dhe jua siguroj që e kam veshur më shpesh se sa të gjitha të tjerat.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

4- Kuadrate

Këtë sezon eksperimento me pardesytë që kanë disa lloj printesh. Ky është më casual dhe vishet me xhinse.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

5- Me xhinse dy ngjyrëshe

Këto lloj pantallonash xhins janë tekanjoze në të kombinuar. Me pardesynë shkojnë si "buka me gjalpë", siç i thonë amerikanët.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

6- Color block

Ky është kombinimi im i preferuar. Është i vetmi rast ku mund të veshësh ngjyrat bashkë, pa u dukur sikur e ke tepruar.

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

7- Pardesy/fustan

J. Crew, Balenciaga, madje edhe disa dizajne të Burberry, janë pardesy që mund t'i veshësh edhe si fustane. Kur ke një palë çizme me ngjyrë të ndezur, pse jo?

8 mënyra të reja se si ta kombinosh pardesynë këtë

8- Me të zeza

Parizienët e pëlqejnë shumë këtë lloj kombinimi, por mos e kombinoni veshjen e zezë, me pardesy të zezë.