Nën lupën e Stela Sallakut

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa gjëra

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa

Firmat e modës sot, fitojnë një pozicion më të mirë në renditjen mes njëra-tjetrës, pikërisht nëse shtojnë fjalën “Sustainable Brand” në përshkrim.
“Sustainable” (qëndrueshmëri) është term i huazuar nga sektori i mjedisit, që përshkruan me pak fjalë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të indrustrisë, duke marrë parasysh ndotjen në mjedis, ajrin, tokën, ujin dhe kushtet e punës.

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa

Në modë ky term është përdorur për të trumpetuar një qasje më ekologjike ndaj natyrës, respektimin e punonjësit, kushteve të punës si dhe pagave. Me pak fjalë mosha e lejuar e punësimit, nuk është 11 vjeç, por 18 e lart. Paga për orë pune nuk duhet të jetë më pak se paga mesatare e vendit, etj.

Konsumatori, nga ana tjetër, është tërësisht i panjohur me atë që ndodh në brendësi të prodhimit. Sheh vetëm fjalën ‘sustainable’ tek etiketa e veshjes $2000 dollarëshe dhe fle i qetë natën duke ditur se po mbeshtet mjedisin dhe kushet e punës.

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa

As unë nuk e dija se ç’ndodhte në brendësi të fasonerive, deri kur pikërisht për të vërtetuar këtë shënimin tek etiketa ‘Sustainable’, iu futëm punës me një organizatë holandeze. Fatkeqësisht thashethemet ishin të vërteta! Në shumë fasoneri, ishte e pamundur të rrije nga aroma e rëndë e lëkurave, avujve të dëmshëm dhe kushteve të punës.

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa

Sipas CNN lumenjtë e Indisë po kthehen në të zinj dhe për këtë fajin e kanë veshjet tona me ngjyra. Shumica e atyre firmave të mëdha, që na pëlqejnë aq shumë, përdorin nuanca të theksuara për koleksionet e tyre. Të kuqe, blu cobalt, lejla, jeshile etj. Dizajni mund të jetë italian a francez, por copa me shumë mundësi është qepur nga një adoleshent vietnamez me kushte pune mizerabël.

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa

Sot ka gjithmonë plan B, për shembull për ngjyrosjen e copës xhins, Levi’s ka vite që përdor metodën mikrobiologjike, e cila nuk kërkon sasi të konsiderueshme uji. Jo vetëm Levi’s, por shumë firma të vogla rrobash, themeluar nga dizajner të rinj, po ndjekin qasje më miqësore me mjedisin. Kanë hequr dorë nga nuancat e rrezikshme, si cobalti, i cili është toksik si për ajrin ashtu edhe për tokën. E di që bluja cobalt ju pëlqen shumë! Kur të lexoni se ç’thotë Chemistry Views pikërisht se si arrihet të sintetizohet nuanca e bukur, nuk do t’ju duket më aq tërheqëse.

A po bëjnë “sikur” firmat e modës për disa

Ky lumi mund të ishte dhe Lana, Erzeni, Vjosa ose Drini.

E kush e ka fajin në këtë rast?

Konsumatori, që zbraz raftet sapo del koleksioni në shitje? Apo firma që e prodhon me standarde “Sustainable” jo dhe aq sustainable?

Firmat e modës nuk i thonë të gjitha dhe ne konsumatorët nuk bëjmë pyetjet e duhura, fatkeqsisht.

Referencat:

https://www.cnn.com/style/article/dyeing-pollution-fashion-intl-hnk-dst-sept/index.html

https://www.vogue.com.au/fashion/news/5-ways-to-fix-fashions-biggest-pollution-problem-dye/image-gallery/8bef09c920a309f20519cff34b582b3c

https://www.fashionrevolution.org/the-true-cost-of-colour-the-impact-of-textile-dyes-on-water-systems/

https://www.chemistryviews.org/details/news/11212929/New_Blue_Pigments_with_Reduced_Content_of_Harmful_Cobalt.html

https://news.uga.edu/scientists-find-eco-friendly-way-to-dye-blue-jeans/