Kombinimet e princeshës elegante, Beatrice Borromeo, që duken sikur kanë dalë nga javët e modës

Beatrice Borromeo u martua me Pierre Casiraghi, djalin e vogël të Princeshës Caroline të Monakos, në 2015-ën, duke zgjedhur jo një, por pesë fustane Couture me të cilat do t’i mahniste të gjithë në dasmën e saj. Revistat e kanë cilësuar si pjesëtarja e familjes mbretërore më elegante sot për sot. Duke ia kaluar dhe Kate Middleton apo Letizias së Spanjës.
Edhe para se të bashkohej me familjen mbretërore të Monakos, e diplomuara dhe gazetarja nga Columbia University kishte shije të hollë në veshjet e tapetit të kuq. Tani, Beatrice rrezaton një lloj shije të rafinuar, me ndihmën e veshjeve elegante të Alberta Ferrettit dhe Dior, dhe palltove të përshtatura enkas për të nga Giorgio Armani për mbrëmjet më formale.
Beatrice zgjedh nuancat pastel, neutrale të bardha ose të zeza, duke amplifikuar nuancat e saj natyrale. Ka flokë bjondë dhe lëkurë të bardhë.
Gjatë shtatëzanive ka veshur fustane të gjata mbrëmjesh të zeza, gjithmonë me detaje interesante. Si ky fustani velvet i zi me detaje palash në pjesën fundore.
Edhe kapelet ose aksesorët e flokëve i preferon krejt ndryshe nga të tjerat. Minimalistë që bien në sy. Pa e tepruar me bizhuteri të rënduara dhe çanta të mëdha.
Ka dy fëmijë të bukur të cilët i vesh me shumë shije. Me pallto të bukura dhe këpucë shik. Të gjitha detajet janë bërë me kujdes dhe çdo veshje është qepur sipas trupit.
Kur dalin si çift nëpër qytet në fundjavë, nuk e teprojnë me marka luksi. Preferon fustane me lule, espadrilles dhe çantën shoqëruese.
Ndryshe nga shumë princesha të tjera, Beatrice vesh dhe pallto të gjata me dizajne avant-garde, jo ato prerjet tipike deri tek gjuri. Di se si t'i kombinojë bukur edhe i shkojnë me fizikun elegant.
tiranapost.al