Nën lupën e Stela Sallakut

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u nxitua me veshjen në AMA 2021

Në AMA (American Music Awards) kemi parë gjithnjë kombinime të çuditshme, protesta të heshtura, këngëtarë të kuruar, fustane ‘haute couture’ kombinuar me atlete etj. Shumica e fustaneve, që pash sivjet, dukej sikur ishin të kursyer në copë. Të çara dhe dekolte mbizotëruan tapetin e kuq. Megjithatë zotërinjtë po fitojnë gjithnjë e më shumë pikë.

Që pasi Kim Kardashian fshehu fytyrën me krijimin e Demna Gvasalia (Balenciaga), tani u bë modë të fshihesh nën maska ose copa zharsi me shkëlqim. Cardi B u ‘fsheh’ pas maskës floriri bërë me porosi nga Schiaparelli. Përveç kësaj, u mbështoll dhe me tyl. Krijimi në letër dukej mrekulli, skica me laps e bërë paraprakisht. Por, në realitet mua më ngjau më shumë me atë plakën me vello te filmi horror “Insidious”.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Nuk mund të them të njëjtën gjë për Kali Uchis, e cila duket sikur nuk është veshur fare për AMA, por ka ardhur direkt me rode de chambre të pa hekurosur.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Doja që Becky G të hiqte dorë nga veshjet e diskotekës, dhe të zgjidhte një krijim 'haute couture'. Sepse thuajse në çdo tapet të kuq, ka dalë me minifustane, që nuk lënë fare vend për imagjinatën.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Billy Porter pozon me kostumin ngjyrë blu tiffanny, si dhe me çadër, në rast se e zë shiu.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Një tjetër fustan, i cili nuk lë fare vend për imagjinatën. Punuar me copë velvet (ose ajo që ka ngelur nga copa), ka prerje të mëdha nëpër gjithë gjatësinë e tij.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Më pëlqen printi i kostumit, por duket sikur mëngët e xhaketës janë më të shkurtra se sa duhet.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Më pëlqen shumë ngjyra e fustanit, si dhe konturimi me pupla. Tejdukshmëria mund të ishte lënë vende-vende.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Fustani më solli në mend një që ka veshur Sophia Loren, ngjajnë tek busti. Por Jo-Jo e ka 'azhornuar' për 2021-shin. Shpresoj që kjo moda e ekspozimit të mbathjeve, të largohet sa më shpejt.

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u

Me këtë fustanin tyli, qepur me bustin mbas trupit dhe fund tutu (si Carrie Bradshaw), po na paralajmëron se është gati për një dasmë të katërt. Duket shumë bukur!

Cardi B, Billy Porter, J. Lo e të tjerë. Kush shkëlqeu e kush u