Disa sugjerime për veshjen e plazhit, që të mos veshësh më kimononë e vjetër

Thuajse çdo sezon veror dizajnet e kostumeve të plazhit janë aty aty të ngjashme. Në shumicën e rasteve ndryshon ngjyra, shtohen disa detaje tek lidhësat, vihet ndonjë trëndafil si ai i Johanna Ortiz, por baza qëndron thuajse e njëjtë. Ajo që e bën ndryshe veshjen (në tërësi) nga sezonet e kaluara, janë detajet dhe aksesorët. Shumica nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur kaftanit, por është pikërisht ai që bën krejt ndryshimin e look-ut.
Disa stilistë thonë se bikini ka shumë rëndësi të jetë i cilësisë më të mirë. Disa herë kërkohet që të ketë edhe rrjetë mbrojtëse nën të (net sustain).
Por edhe kimonoja lart (ose kaftani) duhet të jetë gjithashtu i detajuar. Me copë linoje, pambuku (më ekonomik se linoja), ose satin.
Jo vetëm kimonosë, por edhe sandaleve apo shapkave duhet t’i japim rëndësinë e duhur. Psh. I mbani mend shapkat e gomës? Përveçse nuk janë higjenike, kanë dhe një mijë efekte negative. Nuk është e thënë të blini Balenciaga, por mjafton të jenë kashte, ose materiale të rehatshme por që nuk shpërbëhen nën temperaturat e larta.
Nuk besoj që kam nevojë t’ju sqaroj edhe për syzet e diellit. Shumica e di që ia dinë rëndësinë. Kostumet me disa ngjyra, kombinohen shumë mirë me një palë të zeza vintage.
Nuk e pëlqen kimononë? Vish kostumin e plazhit me fund. Madje edhe për cocktail.
Ose për të dalë në darkë, mund ta mbash kostumin tënd me fustanin me pika, sandale lëkure dhe syze oversize.
Nuk ka gjë më interesante se sa çantat e kashtës. Këtë sezon marrin forma kafshësh ose guaskash.
Tiranapost.al