Nën lupën e Stela Sallakut

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Që nga momenti kur Dua Lipa lançoi “New Rules” në 2017-tën, na prezantoi me “rregulla të reja” edhe në gardërobën e saj. Filloi të vishte fustane tyli me rripa të zi, xhaketa lëkure me fustane satin me rripa dhe kambale ushtarake, por jo vetëm veshja pësoi ndryshim. Edhe flokët bënë bujë dhe caktuan trende.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Balluket e dekoloruara ishin ide e saj, vetullat e plota dhe maskara e theksuar gjithashtu. Mund të them se filloi të bëhej influencuese look-u jo vetëm në Europë, por gjithë botën. E kjo ne shqiptarëve na bën të ndjehemi krenar.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës


Është jo vetëm artiste me zë të fuqishëm, por ka shumë nuhatje dhe shije për të zgjedhur veshjet e duhura. Ose e anasjellta, çdo gjë që vesh fillon e bëhet trend më pas.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Ky fustani i derdhur me xixa më kujtoi Spice Girls. Ka një tendencë tek Dua për t’u frymëzuar nga grupi i vajzave Posh Britanike. U bë trend pasi ia pamë Duas.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Mëngët zile të bluzave me bark jashtë, janë një ndër zgjedhjet më të guximshme që ka bërë Dua. Kanë një limit moshe, por me pantallona xhins duket me stil.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Pa përmendur pastaj modelin e flokëve “bob” të shkurtra deri tek veshi, që ia pamë shumicës së vajzave nëpër rrjete sociale pas Duas. Dhe grimin me pudrat rozë të syve. Një rikthim tjetër i modës së viteve ’90.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Edhe Amy Winehouse e ka frymëzuar Duan, me look-un e saj “kërpudhë” të flokëve, fundet e shkurtra dhe takat me bazament.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës

Këngëtarja ka qenë ndër të parat që ka përqafuar stilin e kostumit mashkullor me pantallona dhe xhaketë oversize. Kombinuar me sandale e ka veshur nëpër evente ku janë shpërndarë çmime. Prej saj janë frymëzuar edhe vipa të tjerë si Lady Gaga, Jennifer Lopez, Kendall Jenner etj.

Si Dua Lipa po cakton trendet e modës