Hillary Clinton duhet të ishte veshur gjithmonë kështu! Por më mirë vonë se sa kurrë

Hillary Clinton mbush më 26 tetor plot 74 vjeç. Ka thuajse një jetë që merret me politikë, por anjëherë nuk është veshur më bukur se sa dje në "The View".
Një zonjë amerikane rreth kësaj moshe, vesh pantallona të zeza, këmisha oversize me lule, flokët e shkurtra, por gjithnjë me forma dhe ndonjë varëse tek tuk me perla. Look, i cili i bën të duken edhe më të moshuara se sa janë. Edhe personazhet publikë nuk janë shumë larg këtij kodi veshjeje, shtojnë tek-tuk ndonjë xhaketë dhe vathë.
Ama që pas Michelle Obamës pamë ndryshime, për mirë, në gardërobat e zonjave në politikë. Sikur u lanë pas veshjet që dukeshin dy masa më të mëdha dhe u përqafuan siluetat moderne me katër penca.
Për t’u dukur me stil nuk është e thënë të vendosësh ato kapelet e mëdha me trëndafila, të ngresh jakën e këmishës dhe të shkurtosh fustanet. Ose të mbash vargje me perla dhe fustan të zi. Mund të vishesh me kostum të bardhë, këmishë dhe stiletto (e jo këpucë me takë bllok).
Mos ki frikë të provosh veshjet njëngjyrëshe nudë ose bezhë.

Dhe as nga ato metalike. Sidomos nëse ke zgjedhur t'i mbash flokët gri, gjithçka do jetë në harmoni. Mund të veshësh edhe pantallona lëkurë.
Por përpiqu me çdo kusht t'i shmangësh këto lloj kombinimesh:
Revista “Forbes” shkruan: "Ajo që vishni mund të informojë kalimtarët për llojin tuaj të punës, si dhe ambiciet, emocionet dhe zakonet tuaja të blerjeve.
Veshje jo e mirë është ajo që përpiqet të zhbëjë, injorojë ose fshehë se ku dhe kush jeni, ose ajo që tregon se nuk i keni kushtuar vëmendje trupit/moshës/situatës tuaj ... Çdo veshje që ju ndalon të tregoni kush jeni vërtetë dërgon mesazh të gabuar ".