Nën lupën e Stela Sallakut

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Thuajse çdo verë e kemi planifikuar një javë (ose më shumë), të shijojmë jugun e bukur të Shqipërisë. Na magjeps deti, bregu me gurë, pylli i llogarasë dhe qielli me disa nuanca bluje. Jo vetëm natyra, por dhe dinamika që e përfaqëson sidomos Dhërmiun, na josh për të rrëmbyer sombrerot, espadrilles, syzet e diellit dhe për t’ju bashkuar pushuesëve atje.

As unë dhe as ju nuk duam të veshim asgjë tjetër përveç fustaneve/kostumeve lino. Në rregull, në rregull, përveç disave që preferojnë streçe sport dhe crop tops. Unë dua të vishem me kostum pambuku (lino). Dhe këtë vit dua ato mente. Ngjyra që po dominon butikët më të shtrenjtë si Saks Fifth Avenue, Net-a-Porter, My Theresa etj. është pikërisht kjo që kam veshur dhe unë.

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

E bukura (dhe e preferuara ime), e këtij sezoni është që fustanet janë me dekolte të theksuara por nga pjesa e kurrizit. Mund të kenë rripa, fjongo, kopsa, zinxhirë dhe tantellë. Nëse zgjedh nuanca të jeshiles, të cilat duken për mrekulli kur ke marrë paksa ngjyrë nga dielli, nuk ke nevojë as për aksesorë të ekzagjeruar. Ndoshta vetëm për ndonjë palë vathë.

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Kostumet ngjyrë mente mund të bëhen shokët tuaj këtë verë. Sidomos pantallonat e shkurtra, këmisha lino dhe kanotjere. Kombinojini si të doni, mund dhe të vishni kanotjere mbi t-shirt. Por dhe fustanet me lule, ato të shkurtë elastik ose ato të gjatët maksi. Vishini me atlete, ose sandalet me rripa.

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Me pak fjalë, fustani mente më kujtoi pushimet në jug të Shqipërisë, freskinë e detit, diellin dhe aromat e pishave.

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani është nga dizajnet e mia të fundit.

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Fustani që duhet veshur në jug të Shqipërisë

Nën Lupën e Stela Sallakut/ tiranapost.al