Nën lupën e Stela Sallakut

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Ilirida Krasniqi nuk është blogere mode. Po t’i shohësh llogarinë në rrjete sociale, do të vijë natyrshëm t’i bësh “follow”, ose ta ndjekësh. Ka një stil minimalist, së cilit i shton gjithnjë detaje që e bëjnë krejt unike. Për shembull pëlqen pardesytë, por jo ato që jemi mësuar të shohim zakohisht, alla Burberry klasike. Është fiks tipi im! Zgjedh detajet në çdo veshje.

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Ilirida ka profesionin e dentistes, madje ka studjuar për master shkence në degën e kirurgjisë dentale. Nuk vë thuajse kurrë make-up të ekzagjeruar madje as të dukshëm. E kam spikatur në javën e modës në Copenhagen, sepse në një foto më ngjau me Dua Lipën në tipare, por jo në stil.

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Miqtë e thërrasin Lida. Është shqiptare me origjinë, por jeton në Danimarkë. Një nga veshjet e mia të preferuara (dhe jo vetëm), është pardesyja e zezë lëkure. Por dhe fustanet e gjata i shkojnë shumë. I kombinon me këpucë me takë të ulët (kitten heel) dhe çanta ikonë si Hermes.

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Ka mbi 300 mijë ndjekës në rrjete sociale, janë mjaft aktivë në profilin e saj. Shumica pëlqejnë shapkat e saj Gucci me takë, kombinimet me pantallonat xhins si dhe fustanet slip.

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Ilirida Krasniqi, dentistja shqiptare me stilin skandinav

Dëshira e saj për të ndihmuar në modën e qëndrueshme duket qartazi në blerjet e saj vintage. Na ka frymëzuar të gjithëve të kërkojmë butikët që rishesin artikujt e modës, si çanta, sandale ose pallto. Edhe pse ndoshta mund t’ia shquash moshën një çante Hermes, prapë duket e bukur. The Real Real është një nga butikët online ku mund të blesh pa merak veshje luksi të përdorura. Por jo vetëm aty, Poshmark, Vestiaire Collective, Thread up, Depop etj. mund të gjesh Hermes, Gucci, Prada, Celine e shumë marka të tjera. Në fund të fundit, është më mirë të investosh në veshje klasike, se sa një mal me trende të cilat nuk do t’I veshësh më pas 6 muajsh.

Tiranapost.al