Nën lupën e Stela Sallakut

Rikthehet stilistja e famshme e Céline, por tani me linjën e saj. Pse Phoebe Philo është unike për gratë

Rikthehet stilistja e famshme e Céline, por tani me linjën e saj.

Ndoshta një nga stilistet më të njohura në botën e modës, Philo është njohur fillimisht si drejtoreshë krijuese e Chloé nga 2001 në 2006 dhe më pas si drejtoreshë krijuese e Céline nga 2008 deri në 2018, ku ajo u vlerësua gjerësisht për koleksione, të cilat kishin në qendër gratë.

Rikthehet stilistja e famshme e Céline, por tani me linjën e saj.

Shpesh e vlerësuar si revolucionare, Philo krijoi 17 koleksione gjatë qëndrimit të saj në Céline, si dhe krijoi fushata të shumta, të cilat u prodhuan kryesisht në bashkëpunim me fotografin gjerman Juergen Teller. Ndoshta më e famshmja nga këto, ishte ajo me yllin Joan Didion në atë që me siguri do të hyjë në historinë e modës si një nga fushatat më të rëndësishme dhe të paharrueshme të viteve 2010. Që kur u largua nga Céline, Philo ka qenë kryesisht e paangazhuar, ndaj dhe lajmi se ajo do lançojë linjën e saj të veshjeve është pritur me entuziazëm të vërtetë.

Rikthehet stilistja e famshme e Céline, por tani me linjën e saj.

"Të jem në studion time dhe të bëj atë që unë adhuroj, ka qenë emocionuese dhe tepër përmbushëse," tha Philo në një deklaratë që u publikua në Business of Fashion. "Mezi pres të kthehem në kontakt me audiencën time dhe njerëzit kudo. Të jem e pavarur, të qeveris dhe të eksperimentoj sipas kushteve të mia është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua. Unë kam pasur një marrëdhënie pune shumë konstruktive dhe krijuese me LVMH për shumë vite. Pra, është një progres i natyrshëm për ne që të lidhemi përsëri me këtë projekt të ri ".

Rikthehet stilistja e famshme e Céline, por tani me linjën e saj.

Dhe ndërsa ajo premtoi "veshje dhe aksesorë me cilësi dhe dizajn të jashtëzakonshëm", mbetet shumë për t'u parë - nëse firma e saj do të përqëndrohet në veshjet e grave, do të ofrojë veshje për burra, apo veshje që nuk marrin parasysh gjininë plotësisht. Ajo që dimë është se një nga stilistët më interesantë bashkëkohorë është kthyer në treg dhe ky është një lajm i shkëlqyer.