Nën lupën e Stela Sallakut

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Pas gjashtë vitesh mungese, Adele u rikthye sivjet, shumë e ndryshuar, për të promovuar albumin e ri “30”. Ka ndryshuar shumë gjëra në jetën dhe rutinën e saj, jeton me djalin në California. Shtëpia është konceptuar si një Angli e vogël, me objektë Britanike dhe shumë lule e pemë. Teksa intervistohet nga Vogue, ka veshur një kostum të zi sport, flokë bjondë të drejtë dhe pak grim.
Në të gjitha daljet publike të fundit duket një person krejt tjetër, me gardërobë tjetër, natyrë tjetër dhe mimikë tjetër.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Të gjitha veshjet e fundit të saj i dua! I dua kombinimet që bën kur del për darkë, ato nëpër kopertina revistash, nëpër koncerte dhe ato veshjet casual të përditshmërisë.
Është veshur me Schiaparelli, shtëpinë më kreative dhe avant-garde të modës!

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Është besnike e të zezës, por me një prekje moderne. Kombinimi i mësipërm ka bazë të zezë dhe dy trëndafila të bardhë në gjoks, që zgjaten e bëhen mëngë. Vathët i shtojnë "glamour" si dhe plotësojnë look-un.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Kështu u vesh tek intervista me Oprah-n, tek e cila tregoi hapur sfidat dhe sukseset e fundit. Me look-un e ri, nuk ka frikë të vishet me të bardha nga koka tek këmbët.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Ngjyrat e tokës janë një tjetër palette, që i shkon pa masë. Me flokët grurë, lëkurën me tone të ngrohta, nuancat e kanellës, mjaltit, drurit, kafes etj. harmonizohen më së miri.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Edhe dizajni britanik i xhaketës, nuk kishte se si t'i mungonte gardërobës së re të Adele. Kombinuar me këmishën "tom boysh" duket si një Victoria Beckham moderne.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Nuk e kisha menduar se Adele do pozonte kaq natyrshëm në Vogue, me fustan të ngushtë dhe të shkurtër, geta me pika dhe stilleto të bardha.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Jo vetëm nëpër evente dhe dalje publike, por edhe kur del me miqtë vishet me shumë shije. Nuk duket aspak si Adele e para 3 viteve!

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Në kopertinën e Vogue ka pozuar me fustan të gjelbër me dizajn Viktorian. E dua edhe këtë në gardërobën time!

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Thekë dhe këpuë me takë! Nuk ka asnjë gjë që nuk më pëlqen në fjalinë paraardhëse. Duket e gjatë, moderne, novatore, sqimatare dhe sensuale.

Ja pse i dua të gjitha veshjet e reja të Adele

Me pak fjalë, Adele, dua çdo veshje të gardërobës tënde të re!