Nën lupën e Stela Sallakut

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për festat e 28-29 Nëntorit

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Nuk ka shqiptar, që do t’i kalojë pa i vënë re festat e nëntorit, sidomos ata të diasporës. Organizohen mbrëmje me këngëtarë të ftuar enkas për 28 dhe 29 Nëntorin thuajse në të gjitha kryeqytetet më të mëdha ku ka shqiptarë. Edhe në Houston e New York do festohen si çdo vit. Në Shqipëri festimet bëhen 24-orëshe, sheh njerëz me flamuj në rrugë, fustane të bëra me copë flamuri, ose thjesht kuqezi.

Nuk dukesh shik po të veshësh fustan të kuq, i cili ka shqiponjë dykrenare të zezë në pjesën e gjoksit. Po të kthesh kokën pas, patriotët dhe themeluesit e Shtetit Shqiptar nuk u veshën kuqezi. Por edhe nëse je nga ata që e ke fiksim të veshësh diçka të kuqe ose të zezë, ja si ta bësh veshjen të duket bukur dhe me stil.

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Vish një fustan lëkurë, ose vinyl, dhe kombinoje me një çantë të kuqe. Kështu do dukesh dhe me stil, por edhe Brenda temës.

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për


Por mund të kombinosh edhe pantallona lëkurë, me prerje orë rëre, me një bluzë me mëngë zhapone të kuqe.

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për


Nëse je tipi që guxon me ngjyrat vibrante, vish një fustan, ose fund dhe bluzë me pala korenti të kuq dhe shoqëroje me çantën portofol të zezë.

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Mund të veshësh edhe bluzë me dizajn kuqezi dhe ta kombinosh me pantallona të zeza. Ose kostum kuqezi (bluzë dhe fund), të cilin mund ta stilosh me çantë lejla.

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Ja si të dukesh bukur edhe nëse do të vishesh kuqezi për

Nëse je si unë dhe nuk do të veshësh kombinime kuqezi, provo fustan të zi me çizme të gjata ose fustan bardhezi me ndonjë aksesor të vogël të kuq. Mund të veshësh kostum të zi me një lule minimaliste të kuqe si spilë.