Nën lupën e Stela Sallakut

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin dy kushte

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

Nëse do kishte vetëm një kategori në modë, e cila do shërbente si indikator i trendit të momentit, ajo do ishte këpuca. Si çdo gjë tjetër, gjatë vitit që lamë pas, këpucët u përshtatën me vendin, i cili në shumicën e rasteve ishte shtëpia. Ato që ishin të parehatshme, me taka ose glamour u falën ose u strukën diku thellë në dollap. Vendin e tyre e zunë shapkat me pellush ose ato me gisht. Ndonëse shumica prej nesh përjetuan një ndjesi lirie kur hoqën dorë nga 'stilettot', nuk do të thotë që i kemi dhënë lamtumirën përgjithmonë. Dizajnerat këtë sezon e kuptuan mjaft mirë këtë fakt, ndaj krijuan koleksione të cilat kanë gjithmonë një plan B. Krahas këpucëve me takë, kanë krijuar versionin casual, “slouchy”, si dhe me platformë. Qoftë dhe “loafers” janë me pak takë, për ata që duan pak gjatësi. Madje mbajtën parasysh dhe ato veshjet tona të rehatshme e me pelush, duke krijuar versione që mund t’i veshim edhe në rrugë.

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

1- Çizmet “slouchy” (të varura)

Nuk është aspak i panjohur si stil, madje ka kohë në treg. Na pëlqen shumë tekstura dhe pamja në përgjithësi, sidomos me një veshje një ngjyrëshe. Shkon dhe me streçet e preferuara.

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

2- Oxfords me platformë

Një rikthim dinjitoz i modës britanike të viteve ’80. Duken shumë me stil, sidomos me çorape, me lidhëse ose geta të holla.

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

3- Këpucë me platformë

Madje jo vetëm këpucë, por edhe çizme. I kemi parë tek sfilatat e Molly Goddard, Prada etj. Alternativa komode për të zëvendësuar stiletto e larta.

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

4- Metalike

Çizmet metalike janë rikthyer për t’i dhënë veshjeve tona atë glamouring e munguar prej kohësh. Kombinohen me pantallona, funde dhe fustane. Madje mund t’i vishni edhe me xhinse.

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

5- Pelush

Do t’ju kujtohen menjëherë shapkat e Guccit, të cilat bënë bujë disa vite më parë. Sivjet dizajnerat janë frymëzuar nga shapkat e rehatshme të shtëpisë.

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

Këpucët e Vjeshtë-Dimër 21-22 duhet të plotësonin

6- #girlboss

Nuk kishin si të mungonin stiletto-t. I duam kaq shumë sepse na bëjnë të dukemi më elegante, dhe na japin vetëbesim. Dizajnerat që nga Valentino, Michael Kors, Gucci etj kanë krijuar versionet e tyre të këpucëve me takë.

Tiranapost.al