Ku mund të vishesh me një fustan që askush s’do ta besojë që kushton jo më shumë se 12 dollarë

Në një kohë ku rrjetet sociale janë mbushur me promovime të çantës Bottega Venetta ose sandaleve Amina Muaddi, të mendosh për të shpenzuar 20 dollarë për një fustan është e pamundur. Ose të paktën të duket ashtu. Moda na ka mësuar që po të duash veshje cilësore, duhet të marrësh një kredi të vogël, për çdo rast.
Po lexoja blogun e dikujt lidhur me veshjet e dorës së dytë, se si shumica e influencueseve sot si Danielle Bernstein, e kanë filluar në mënyrë shumë modeste. Sot është tek "Forbes", si një nga 30-vjeçaret më me influencë. E rëndësishme është thonë që të dish të kombinosh ato që ke. Një nga thëniet më të vjetra është që kur ke dyshime se ç’të veshësh, zgjidh nuanca bazike (bardhezi, gri, bezhë, ose kafe).
Ja pse edhe po të blesh fustan që shkon jo më shumë se 12 dollarë, nuk është ide e keqe. Më poshtë keni disa nga dizajnet e preferuara të miat nga ky butik. Po i vendos me link që mund t’i blini direkt.
Një nga ato fustane që mund ta veshësh në çdo kohë është pikërisht ky. Për t’i shtuar detaje, mund ta vishni me këmishë poshtë. (kliko në foto për linkun).
Për mbrëmjet në plazh.
Ideal për vjeshtë.
Një tjetër sugjerim për vjeshtë, i cili shkon me atlete ose taka.
Pak më i shtrenjtë se 12 dollarë, por ia vlen.
Për fundjavat me diell.
Shkon dhe me çizme.