Nga Stela Sallaku/ Opinion, pa dorashka, i veshjeve në ndarjen e çmimeve nga CFDA

Nëse ka ndonjë eveniment mode, ku të lejohet të vishesh në mënyrën më novatore të mundshme, përveç Met Gala, është ndarja e çmimeve të CFDA-së (The Council of Fashion Designers of America). Çmimet jepen nga këshilli i përbërë sigurisht nga figurat më të spikatura të modës, për dizajnerë, modelë, blogerë, influencerë, stilistë etj.
Koleksionet dhe javët e modës janë provat që duhet të kalojnë të nominuarit, por jo vetëm kaq. Krijuesit duhet të jenë shquar për diçka atë vit që zgjidhen, nuk është thjesht të bësh një koleksion të bukur veshjesh. Po të ishte aq e thjeshtë, Jesus Delpozo do e fitonte çdo vit.
Shumë çmime janë ndarë këtë vit, por jo të gjithë pjesmarrësit spikatën. Disa ishin veshur sikur shkonin në ballo, të tjerë dukeshin sikur ishin veshur e sajuar për pesë minuta.
Unë kam disa komente, pa dorashka, që me siguri po të isha pjesë e CFDA, do i kisha rrudhur ca vetulla.
Kombinimi është i guximshëm, mes printit dhe lejlasë, por hej! Ia ka vlejtur. Një Jackie Kennedy moderne.
Zendaya mori dhe çmim mbrëmë, për të gjitha herët kur ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Edhe sot, me krijimin e Vera Wang-u, duket si një sirenë përrallore.
Po pjesa tjetër e veshjes ku është?
Adoleshentët e viteve 2000 do të ta kishin zilinë.
Ndonjëherë e harroj faktin që Emily nuk ka punuar vërtetë në Vogue. Flokët ngjyrë gruri i harmonizohen kaq bukur me tonalitetin portokalli të kostumit!
Tani, ai aksesori në dorë (nëse quhet kështu), çfarë funksioni ka, përveçse për të larguar insektet? Xhaketa e gjatë është interesante, por çizmet ç'rol luajnë?
Ciara qenka frymëzuar nga klipi i Beyonce "Deja VU".
Kaq novatore, nuk e kisha parë kurrë Drew-në! Fustani voluminoz prej tyli, nuk është vetëm për Lady Gagën dhe J.Lo-në.
Anna Wintour-i nuk vesh ndonjë novacion, madje është e parashikueshme në zgjedhje. Fustan tyli, varëse dhe syze. Po pallton ç'ne?
Vera Wang-u bën shpesh veshjet më minimaliste, sidomos fustanet e nusërisë i qan! Zakonisht vishet "all black".
Sot ka preferuar të vishet me ngjyra... sot nuk mund të them që nuk më pëlqen!