Stela Sallaku: Po të isha unë stilistja e Carrie Bradshaw tek saga e tretë e “Sex and the city”, do e kisha veshur kështu

Nuk kam asnjë gjë me stilisten e filmit, por mendoj që është larg karakterit të Carrie (Sarah Jessica Parker) tek filmi i tretë i sagës. Tani Carrie dhe mikeshat e saj, po kalojnë një fazë të jetës ku luksi nuk duhet të jetë problem. Që më herët në serial madje, Charlotte bënte punët e shtëpisë me fund krem nga Valentino. Edhe vetë filmi i dytë fillon me shprehjen e Carrie, e cila thotë “Erdha në New York fiks 20 vite më parë për të kërkuar 2 L-të. Labels (markat) dhe Love (dashurinë).
Kurrsesi Carrie që njohim të gjithë, nuk do vishte një fustan 20 dollarësh tani, rreth 30 vite më vonë. Jo se kam ndonjë gjë me markat ekonomike, por nuk janë përfaqësuese të personazhit.
Ka kaluar kohë, vajzat e dikurshme 20 vjeçare tani janë më të pjekura, më të suksesshme dhe më të sofistikuara. Për të gjetur veshjet e duhura për një personazh si Carrie, e cila është një nga autoret më të suksesshme në New York, si dhe shkrimtare në Vogue, duhet të njohësh karakterin, format e trupit dhe moshën. Nuk kam asnjë gjë me flokët me thinja, madje nëse do tregohesha 100% e sinqerë, më pëlqejnë shumë. Mendoj se i shkojnë realisht shumë me tipin e saj, që gjithnjë ka shkuar kundra rrymës.
Edhe look-u i ‘Robin Hood’, me kapelën dhe jumpsuit-in bezhë, dukej sikur i mungonte diçka. Kam rezerva edhe për fundin me kuadrate të vogla dhe këmishën e bardhë. Carrie ka qenë trendi dhe avant-garde, por dhe sensuale. Më poshtë kam zgjedhur disa veshje, që mendoj se Carrie-t do t’i shkonin shumë me personalitetin dhe stilin.
1- Drekë me mikeshat
2- Shopping me Charlotte
3- Takim pune në Vogue
4- Piknik me Mirandën në Central Park
5- Javë mode
6- Darkë me mikeshat
7- Fundjavë me Big-un
8- Për dalje në New York
9- Darkë romantike