Nën lupën e Stela Sallakut

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Të jemi të sinqertë me veten, tashmë në të tridhjetat duhet t’i keni vënë gjërat në vijë. Të paktën sa i takon punës, stabilitetit ekonomik dhe atij familjar (shpresojmë). Kjo nënkupton t’i hedhësh ato streçet e zeza që ti i quan xhinse, lëri bluzat me trëndafila të kuq, këmishat e tua duhet të jenë “crisp” të hekurosura dhe pa njolla. Hidhi një sy sugjerimeve më poshtë, që nga David Gandy deri tek Eddie Redmayne.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Po cilët janë disa nga 30 e ca vjeçarët më me stil sot, që kujdesen për look-un por dhe për lëkurën, flokët dhe mirëqenien në përgjithësi? Mund të ketë shumë, por zgjodhëm këta sot. Ndoshta dikush të frymëzon.

David Gandy, 39

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Riz Ahmed, 37

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Donald Glover, 35

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Eddie Redmayne, 38

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Këta zotërinj kanë disa të përbashkëta, përveç stilit i cili është personal dhe i ndryshëm për gjithësecilin. Këmisha e bardhë dhe kostumi i zi nuk mungojnë asnjëherë nëpër gardërobat e 30-vjeçarëve të kuruar. Por përveç tyre, ka dhe disa detaje të tjera.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla


1- Një çantë e mirë për punë
Mund të zgjedhësh një Bottega Veneta, nëse je tipi, por edhe nëse nuk do të guxosh kaq shumë, ke plot opsione më të thjeshta. Mjafton të heqësh dorë nga çanta poliestër e laptopit që ke pasur qëkur ishe student.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla


2- Aromë luksi
Njerëzit mund të harrojnë ç’ke veshur, por nuk do t’iu dalë nga mendja aroma e parfumit. Zgjidh një që të pëlqen, nuk është e thënë të jetë si ata aromatizuesit e makinave. Por një Tom Ford do të të shkonte.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

3- Kujdesi për lëkurën
Kur vjen puna tek kremërat, shumica i neglizhojnë, ose harrojnë. Një hidratues dhe një krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, nuk duhet të mungojë në tualetin e një zotërie.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

4- Kashmiri
Materiali i pasanikëve. Kushton më shumë mirëmbajtja se sa çmimi fillestar. Por ia vlen çdo qindarkë.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla


5- Syze
E di edhe ti që të duhen një palë syze. Ndoshta ke kohë që po kërkon. Mos i bli të lira. Do t’i kesh me vete gjithë kohës, gjej një palë të rehatshme dhe shik.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

6- Pallto
Mos bli pallto të lira. Kurrë. Gjëj një, por të jetë kashmiri me cilësinë më të mirë që mund të përballosh.

Si quhet një 30-vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

7- Kostum i zi (dy ose dhe tre)
Mirë, mos e tepro me tre nëse nuk keni mundësi. Por nëse bën punë zyre ku ju duhet të takoni njerëz në mënyrë konstante, bliji. Madje merr dhe një blu me kuadrate. Një kostum i mirë, thuhet se të ndihmon në ato mbledhjet e sikletshme para një grupi investitorësh të zemëruar.