Nën lupën e Stela Sallakut

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Po të kërkosh të vishesh bukur pas të 50-tave, nëpër Google do të të dalin përpara manuale të mërzitshme që përshkruajnë stilin e gjysheve. Dhe nuk e kam fjalën për gjyshe si Kris Jenner. As Maye Musk. Mund të të dalin përpara edhe modele zonjash si “Real Housewife’s”, motoja e të cilave është të dukesh e re dhe pa rrudha në çdo moshë.   Si quhet një 50 e ca vjeçare e veshur mirë sot?

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Dua t’ju tregoj pak për Jackie Lynn, 52 vjeçaren, që pash rastësisht këtë javë. Ja si e përshkruan ajo veten:

Jam gjyshja e 7 nipërve dhe mbesave!! Motoja ime është ‘askush nuk më fut në një kuti’! Jam 52 vjeç. Vishem me stilin që i shkon tipit, energjisë dhe personalitetit tim. Më pëlqen argëtimi dhe të gjithë e dinë këtë! Askush nuk e beson kurrë moshën time!”

Jackie nuk është VIP, është një zonjë që i pëlqen blogu dhe stili. Nuk më bëri përshtypje për artin a mënyrën gazetareske të të shprehurit, por pikërisht për stilin dominant që ka. Vishet me xhinse, t-shirt me mbishkrim “Metallica” dhe xhaketë xhins. Nuk mund të them se nuk më tërhoqi vëmendjen edhe kur e pash. Ka flokë të shkurtër, të prera si Kris Jenner. Bën pak grim, madje një një artikull shkroi se nuk është mirë të grimohesh rëndë pas të 50-tave.

Të vishesh mirë nuk do të thotë të rrëmbesh kartën e kreditit dhe ta bësh tym tek Tegu, QTU, Nordstrom, Saks apo ku di unë se ku. Nuk do të thotë as të vishesh me triko leshi mbi këmisha me lule dhe funde veref. Ama çdo gjë që vishni duhet të jetë në harmoni e t’i japë nder gruas në të cilën je shndërruar.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Fillimisht duhet të njohësh tipin tënd, e të vishesh sipas tipareve dhe formave të tua natyrale. Nëse je tipi i palestrave, aq më mirë për ty! Qëndro tek xhinset e mira, xhaketat e qepura pas trupi dhe shallet e mëndafshit.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Nëse pëlqen udhëtimet dhe aventurat, zgjidh pantallona, atlete dhe kapele të mira.

Duhet të dish disa gjëra para se të vendosësh stilin që të shkon.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

1-Shmang grimin e tepërt

Sidomos disa pudra, që e bëjnë lëkurën të duket e thatë. Pak mascara, pudër rozë për mollzat, ndonjë concealer për zonën poshtë syve, nuk duhet të mungojë në çantën tënde të grimit.

2- Dekoltetë

Pjesa e qafës dhe zona e dekoltesë, janë të parat që tregojnë moshën. Shmangi veshjet me jakë “V” të theksuar, vetëm në rastet kur vërtet duhet mund të zgjedhësh dizajne të tejdukshme.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

3- Pantallona “baggy”

Këto lloj pantallonash janë ato me shtat të varur, ose si çitjane. Zgjidh prerje më “slim”, që të tregojnë më elegante dhe më të sofistikuar.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

4- Nuancat pastel

Ka disa zonja që i shkon shumë një golf bezhë, kombinuar me xhaketë mjaltë. Nuk them për këto raste, por nëse visheni me ngjyra të zbehta nga koka tek këmbët mund të dukeni të zbehta.

5- Taka të larta

Këpucët me takë janë parë gjithnjë si element femëror dhe elegant. Ndonjëherë i japim më shumë rëndësi se sa duhet. Megjithatë një palë këpucë të zeza elegante nuk duhet të mungojnë në dollapin tënd.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla

6- Rripa llastiku

Zonja! E di që ju pëlqejnë rripat elastic, për arsye komoditeti. Por ato duken të lira dhe aspak elegante. Nëse vërtet ju duhet një i tillë, mundohuni ta mbani të fshehur.

7- Vathë të rënduar

Përveçse nuk janë të rehatshëm, ju e dini se çfarë i bën graviteti veshëve. Nga masa e vathëve, e gjithë pjesa e veshit varet.

Si quhet një 50 vjeçare e veshur bukur sot! Ja disa rregulla