Nën lupën e Stela Sallakut

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për çdo ditë të javës

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Bluza e bardhë me mëngë të shkurtra, ose siç na pëlqen t’i themi sipas modës, t-shirt, është elementi më i përdorur i gardërobës franceze dhe jo vetëm. Në dukje bluzë e thjeshtë pambuku, me ose pa qëndisje, ajo varion që nga kosto qesharake e deri në çmime të kripura si ato Guccit dhe Balenciagës.

Mund t’i blesh dhe në dyqane vintage, por duhet të dish të zgjedhësh mirë cilësinë. Sekreti qëndron tek materiali, sa më e lartë përqindja e fijeve elastan, aq më e ulët do jetë cilësia. Kombinimi klasik është me xhinse dhe stiletto.
Por nëse e kombinon në mënyrën e duhur, mund ta veshësh edhe në punë. Madje mund ta veshësh gjatë gjithë javës.

E hënë: - Modern granny (gjyshja moderne)

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Loja e shtresëzimit nuk do të dalë nga moda. Të hënën mund ta kombinoni t-shirt-in e preferuar me një jelek sipër dhe një fund kovë. Për t’i dhënë ngjyra veshjes, jelekun zgjidheni si ato që punonin gjyshet dikur me shtiza.

E Martë:- Me kostum lino

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Të martat janë të qeta, zakonisht. Një kostum ngjyrë kremi do ishte receta e duhur për ditën e dytë të javës. Aksesorët mund të jetë vibrantë, edhe grimi po ashtu.

E Mërkurë: - Buzë të kuqe flakë

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Këtë kombinim mund ta vishni nga mëngjesi në darkë. Pantallonat janë nga koleksionet e reja, kanë atë gjatësinë e kostumit të viteve ’90. Një xhaketë kaki e plotëson look-un, dhe buzëkuqi i kuq është qershia mbi tortë.

E Enjte: - Kuadrate dhe 'sheshka'

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Këto xhaketat me kuadrate janë një nga trendet e sezonit sipas Net-a-Porter. Njëkohësisht dhe më të shiturat. Bluza e bardhë e kombinuar me pantallona dhe sandale të sheshta ose me këpucë me pak takë duket sa casual aq dhe shik.

E premte: - Gati për fundjavë

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Ngjyra vishnje, është edhe më e bukur se e zeza për mbrëmje. Mund të vishet nga mëngjesi deri në darkë, duke shtuar taka dhe aksesorë floriri.

E shtunë: - Diell dhe mojito

Si ta kombinosh sipas modës, një t-shirt të bardhë për

Kombinojeni bluzën e bardhë me një fund me lule. Me pupa të sheshta paradite, por mbani dhe një palë espadrilles me vete. Merrni dhe rrobat e banjës, nuk i dihet asnjëherë!