Nën lupën e Stela Sallakut

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

 Të njëzetat janë "vitet e mrekullueshme". Po janë edhe koha kur pyet veten se si do t'i paguaj këto tarifa masteri (shkollimi)? Pse njerëzit zgjedhin në mënyrë të vullnetshme, të martohen dhe të kenë fëmijë? Ç’m`u desh që piva aq shumë teke Jagerbombs mbrëmë! Ti gjithashtu pyet veten se çfarë duhet të veshësh sot për të mos u turpëruar mot. Ja si mund të shmangni disa nga gabimet më të dhimbshme dhe të mësoni si të visheni në të 20-at tuaja.

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Ky shqetësim, në dukje sipërfaqësor, fsheh pyetjen më të thellë se kush jeni dhe çfarë doni të bëni me jetën tuaj. Nuk është çudi që mund të duket më e vështirë se një diplomë në shkencën e fizikës kuantike.

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Lajmi i mirë është se të njëzetat janë koha për të eksperimentuar; lajmi i keq është se eksperimentet mund të shkojnë shumë keq. Ja si mund të shmangni disa nga gabimet më të dhimbshme dhe të mësoni si të visheni në të 20-at tuaja.

Dedikohu modës deri një një farë pike

Të mësoh dhe dish trendet e reja, është gjë e mirë. Por duke qenë se ke një buxhet të limituar, rrezikon të blesh elementë aty këtu, të cilat do ta bëjnë jetën të vështirë. Për të mos folur për gardërobën tënde që do duket si ajo e Frankenstein-it. Më mirë të dish se sa të kesh, thotë populli.

Gjej veten

Mund të të duket si cliché, por është një nga gjërat që nuk e di ende. Drejtpërdrejt ndikon në mënyrën se si vishesh dhe kurohesh. Ja pse janë familjarët dhe shokët e ngushtë! Sidomos nëse je aq fatlum sa të kesh një dizajner-(e) në fis (ose reth shoqëror), do e kesh më të lehtë të vishesh sipas tipareve të tua.

Bli lirë

Kujtohu që nuk ke rrogën e Bill Gates, ndaj mos shpenzo çdo qindarkë me veshje firmato. Ja pse në 2021-shin kemi butikë si Zara, Bershka, H&M etj. Ose bli vintage. Veshjet e përdorura duken për mrekulli kur i mirmban dhe i kombinon siç duhet.

Ç’të blesh konkretisht?

Xhinse të zeza

Nuk do pendohesh kurrë që i ke në dollap. Edhe kur të jesh 30 e ca. Vishen në çdo kohë, stinë dhe moshë.

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Këmishë të bardhë

Justin Timberlake në të 20-tat e tij e kopsiste këmishën deri në jakë. Mund të blesh dhe një xhins përveç të bardhës.

Kombinohet me çdo lloj veshjeje, që nga xhinset e deri tek kostumet.

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Xhaketë bomber

Një tjetër dizajn i bukur që i reziston kohës. Para disa vitesh Gucci na prezantoi me Bomberin e qëndisur. Është akoma në modë.

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Kostumi yt i parë (ooh)

Nëse ke mundësi ta qepësh sipas përmasave të tua, do ishte dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes. Por edhe nëse nuk ke mundësi, bli më të mirin që mundesh, dhe pastaj kaloja rrobaqepësit të lagjes që të të rregullojë pantallonat.

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Si quhet një 20 vjeçar i veshur bukur sot! Ja disa rregulla

Atlete të bardha

Vans, Nike, Adidas, Gucci, Prada, Rebook etj. Bli cilësinë më të mië që mundesh. Nëse nuk i gjen të reja, mund t’i blesh vintage si ato Nike me qafë. I vesh edhe me kostumin më sipër, edhe me xhinset. Marifeti është që t’i mbash sa më të bardha, ndaj futju punës!