Nën lupën e Stela Sallakut

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e Nëntorit

Thuajse në çdo emision, si çdo vit, prezantues e të ftuar u veshën kuqezi për festat e Nëntorit. Edhe po s’deshën ata, e do zakoni të vishesh me ngjyrat kombëtare ato ditë.

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e

Disa ia arritën më së miri qëllimit, madje dukeshin elegante dhe me stil.
Një ndër to është dhe prezantuesja e Big Brother Vip, Arbana Osmani. Arbana kishte veshur kostum me lule (sfondi i zi dhe lulet e kuqe), xhep tek me prerje sport. Gjatësia e xhaketës është pak nën zonën e legenit (diku tek 78-80cm gjatësi), me një kopsë dhe jakë klasike. Duket novatore dhe elegante. Disa variante të një kostumi të tillë i keni më poshtë bashkë me linkun për t’i blerë.

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e

Rudina Dembacaj ëshë veshur kuqezi, por jo për emision. Bluzë e kuqe me mëngë regland, pantallona të zeza me shtrat të lartë si dhe qemer dekorativ me motive shqiptare. Nëse veshja do kish qenë pa rripin e trashë, do ishte shumë e zakonshme.

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e


Nuk është e thënë të vishesh kuqezi gjithmonë, Bieta Sulo përshembull, prezantuesja e “Ftesë në 5” në Top Channel, ka preferuar një fustan të zi dhe sandale me pupla. Më pëlqen shumë tonaliteti i flokëve të saj si dhe grimi natyral.

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e


Jo vetëm Bieta, por edhe Evi Reçi ka zgjedhur të zezën për festat e Nëntorit. Fustan lëkure ,e prerje në bel, geta me pika dhe stiletto të zeza me takë.

Vajzat e ekranit, që u veshën më me stil për festat e