Aktualitet

Njihuni me 35-vjeçarin Ervin Demo, profesorin e suksesshëm të UT, tani në kabinetin Rama

Zbulohet emri i parë i zëvendësministrit të Arsimit. Këtë post do ta mbajë Ervin Demo, i cili, dikur i intervistuar nga editorja e Tiranapost.al për Mapo Lunch nuk e ka fshehur ambicien politike. 35 vjeçari Demo, profesor i suksesshëm të UT, me sa duket ka gjetur momentin dhe klimën e përshtatshme për të qenë në politikë.

[caption id="attachment_123665" align="aligncenter" width="583"]ervin-demo-lunch Në foto gazetarja Mira Kazhani gjatë rubrikes 'Lunch' me Ervin Demo, pedagogun që u emërua sot zëvendësministër i Arsimit.[/caption]

“-Do t’i futesh politikës?

Këtë nuk e di. Nëse do jetë politika si ka qenë këto 10 vitet që unë jam kthyer e jetoj në Shqipëri, nuk besoj. Por nuk e fsheh që politika më duket mjeti më i mirë për të realizuar idetë. Në një kohë më të përshtatshme patjetër që do futesha, por nga ato që shoh deri tani mund të them që do ishte dhe një konsum, përdorim i kotë i shpirtit.”, është shprehur Demo 3 vite më parë.

demo 2

Gjithmonë pjesmarrës aktiv në problematikat e universiteteve dhe modelit të diplomave, foltorja e Demos tashmë do të jetë një podium ministrie ku shumë shpejt do të ndihet një frymë e modelit britanik të arsimit, për të cilin ai gjithnjë flet.