#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

Është blogu që do të gjeni propozimet e Mirës për destinacione në Tiranë ku përfshihen të gjitha. Teatri, filmi, restorante, kafene, librari, etj. Do thoni ju, këtë bëjnë të gjithë blogerët, dhe edhe njerëz të njohur e të panjohur, por kryesisht influencuesit të japin kaq shumë sugjerime. Ja pra, ky është dallimi. Ky është një blog që do të mbajë vetëm këshilla empirike. Location, adresa, apo edhe seriale në Netflix që nuk lëvdohen për efekt marketingu, por vetëm nëse e meritojnë. Sigurisht shijet janë personale dhe si i thonë fjalës ‘opinionet janë si veglat secili ka të vetat’. Ju hidhini një sy çdo të premte në mbrëmje propozimeve të Mirës

#SugjerimeteMirës

Në Tiranë është një kohë e paparë për të qëndruar në shtëpi dhe për të mos shkuar diku, dhe meteorologët apo edhe moti në iPhone-in tim nuk paralajmëron shi dhe ftohtë. Unë i kam zili ata që bëjnë piknik, por vetë nuk jam tipi. Javës që shkoi zbulova një restorant peshku në Tiranë tek i cili nuk e di pse nuk më kishte rastisur të shkoja më herët pasi ka vite që ekziston. E dini, siç ndodh me disa filma qe i kanë parë të gjithë dhe ti jo. Ose me një vend që je bërë gati disa herë të shkosh e nuk të është bërë mbarë. Për Pireun kisha dëgjuar nga miq të përbashkët, derisa një ditë (para dy javësh), shoqja ime Ilva më çoi atje në ditën e inaugurimit të restorantit të rikonstruktuar.

#SugjerimeteMirës

U riktheva sepse restoranti ishte veç të tjerash një vepër arti si në pjatat e personalizuara edhe në muret e Arben Bajos (skulptori që humbi jetën nga Covid) që kish lënë pas një vepër të tijën.

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

Pireu quhet kështu nga jeta në portin Grek, pranë Athinës, të çiftit që drejton këtë restorant Arjanit dhe Laurës.

Laura dhe Arjani kanë jetuar atje disa vite derisa u kthyen në vitin 2003 në Tiranë. Arjani ka punuar në një markatë peshku atje, pasi Pireu ka portin më të famshëm të Greqisë. Është njohës i mirë i detit, ndaj gjithçka e merr të freskët.

Restoranti ka tre kate, por unë do ju sugjeroja të telefononi Laurën dhe të rezervoni tavolinën e bukur në katin e tretë.

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

Për ata që duan shumë privatësi ka edhe salonetë - kështu i quajnë dhomat e privatësisë. Unë personalisht nuk do i zgjidhja kurrë, sepse më pëlqen atmosfera me njerëz përreth.

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

Mua më mbeti mendja tek e gjitha dreka. Dhe përgatituni që do vdisni për bukën e bërë nga restoranti. Të tjerat është e kotë t'i marrësh me radhë se mjafton të shihni fotot.

Është edhe kaq pastër! Xixë!

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

#SugjerimeteMirës

Që të mos harroj, meqë shumë pyetën për një bakllava me stika që kisha postuar në Instagram të dielën e shkuar, një rriskë si ajo e gjeni edhe tek Pireu, në fund të drekës ose darkës.

#SugjerimeteMirës

Fundjavë të bukur, me distancë e me shëndet!

Takohemi javën tjetër, dhe nëse i doni librat them të bëjmë një shëtitje në Adrion bashkë.

*Disa detaje për ty që do shkosh tek Pireu Fish këtë të shtunë a të diel!

Ku ndodhet fiks lokali?

Mbi Liceun Artistik, ngjitur me Drejtorinë e Higjienës

Faqja e Pireu Fish në Instagram

*Numri i telefonit për rezervime 068 40 40 506