Politikë

S’kam para, as pushtet, ju ofroj vetëm sfidën të largojmë tre persona!

S’kam para, as pushtet, ju ofroj vetëm sfidën të

Në një intervistë me Ilva Taren, Jozefina Topalli përgjigjet me qetësi si një politikane e stofit të vjetër. Pa adrenalinë dhe shpërthime. Lulzim Bashës nuk ia zë në gojë emrin edhe kur flet me përbuzje për profilin e tij si udhëheqës i PD. Thotë se nuk e ka patur kurrë personale por se ka qenë kundër të atij modeli si politikan. Lëvizjen e re politike e quan sfidë për të larguar tre persona: S’kam para, as pushtet, ju ofroj vetëm sfidën të largojmë tre persona, Ramën, Metën, Bashën!

Ilva Tare kërkon të dijë për raportin me Berishën me disa pyetje njëra pas tjetrës, por Topalli nuk pranon ta bëjë pjesë të përgjegjësisë sipas asaj që ka çuar PD në një bunkerizim.

Ajo tha se nuk e ka konsultuar me Berishën nismën e saj. Vendimi ka qenë i brendshëm dhe i thelluar pas një pritje të gjatë që luftën ta bënte brenda Partisë Demokratike, por që sipas zonjës Topalli kohët e fundit kuptoi që demokratët nuk përfaqësoheshin më nga ajo strukturë.

“Nuk pyes askënd për vendimet e mia të brendshme. S’kam pyetur as sot e dihet as mot”

Ajo komentoi kryetitullin e RD si një ngjarje të turpshme në 30 vite.

Ilva Tare- Ka patur edhe kryetitull më të rëndë në 30 vite.

‘Ende kam shpresë’, tha ajo: ‘Edhe tani që kam krijuar një lëvizje. Demokratët do të vendosin për ndryshimin'.

Ilva Tare: Demokratët i drejton Lulzim Basha.

Topalli: 'So jo, Stop. Nuk mund të ketë parti me tre njerëz. Unë betejën e kam kundër tre njerëzve. Kauza është që të ndryshojmë politikën e tre kryetarëve që e mbajnë pezull këtë vend'.

Ilva Tare: Po qarkullon një konspiracion për një marrëveshje me Ramën, se do bëheni presidente?

Topalli: Është shumë e vjetër, s'kam asnjë komunikim me Ramën veç një herë pata komunikim të një fatkeqësie shumë të rëndë në qytetin tim, ai është lidhur dhe përgjigur për hallin që kishte familja. Pjesa tjetër është thënë në pavërtetësi. Fakti është që s'jam presidente jam kjo që jam, mund të rija në zonën e komfortit por se pranoj të jem spektatore as të rri anash në një moment të tillë. Ftoj çdonjërin të bashkohet nëse është skeptik se mud të ketë dhe me keq se kaq, por mjaft keq është për ta lënë dhe për ta soditur.

Ilva Tare: Çfarë mbështetje keni? E kam fjalen edhe financiare?

Topalli: 'As sa mirë që më pytet. Unë jua them të gjithëve. Nuk kam para, as vende pune, as pushtet. E vetmja gjë që kam është sfida. Nëse doni të kapni sfidën, të largojmë tre persona!

Ilva Tare: Çfarë ka mbetur nga Jozefina Topalli se sot dukeni e qetë dhe e qeshur. Imazhi që kishe gjatë qeverisjes së djathtë si kryetare e parlamentit, ndonjëherë njerëzit të perceptonin edhe si arrogante. Fjalia kapini për zhelesh...

Topalli: Ende them sot ti largojmë për zhelesh. E di që jam perceptuar ndonjëherë si arrigante siç thoni ju. Por nuk kam qenë ashtu në të vërtetë. Sigurisht që kam marrë vendime të forta. Isha vetëm. Më lanë vetëm. (e ka edhe për Berishën). Besoj tani është koha e duhur. Shqiptarët do e vendosin në 25 prill.

Ilva Tare: Jeni zhgënjyer nga ata që iu lanë vetëm?

Topalli: Unë nuk mbaj inat me asnjë njeri. Jam rritur në një familje që ka vuatur nga sistemi komunist dhe as për atë sistem s'kam mëri edhe pse e kam kundërshtu dhe se kam pranu.