Politikë

Aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve, Kryeministri thirrje portaleve: Mos postoni pamje të rënda

Aksidenti me pasojë vdekjen e dy fëmijëve, Kryeministri thirrje

Edi Rama ka reaguar sërish për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe mediave që në këtë moment zie të tregojnë përgjegjësi, ndjeshmëri dhe të shmangin publikimin e imazheve që shtojnë dhimbjen e familjeve.

Mesazhi i plotë:

Ndërsa i gjithë vendi është në zi për këtë ngjarje dhe drejtësia po bën punën e saj me autorin e krimit, është detyrë e të gjithëve, por veçanërisht e mediave dhe portaleve, të tregojnë përmbajtje, ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Publikimi ose përhapja e imazheve grafike nuk informon, por vetëm sa shton dhimbjen e atyre që po përballen me një humbje të pariparueshme dhe e shndërron botën e informacionit në një spektakël. Respekti për dinjitetin njerëzor dhe dhimbja e atyre që preken drejtpërdrejt duhet të jetë mbi çdo sensacionalizëm apo klikim. Le të tregojmë solidaritet, humanizëm dhe dhembshuri në një ditë tragjike si kjo.