Politikë

Bardhi: Fjalimi i kryeministri, i mbushur me urrejtje. Pse nuk shkoi me charter një ditë më vonë në Davos?

Bardhi: Fjalimi i kryeministri, i mbushur me urrejtje. Pse nuk shkoi me charter

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, reagoi nga foltorja e Kuvendit pas fjalimit të Ramës, duke thënë se e kishte mbushur fjalimin e tij me urrejtje. Bardhi shtoi se Rama duhej të sqaronte mungesën e tij në Davos, ku u nënshkrua Bordi i Paqes.

“Bëri mirë që iku, e kishte mbushur fjalimin me urrejtje. Se kuptova arsyen pse vijoi propagandën se i ishte bërë një ndër i madh për të qenë në Jerusalem, por për shkak të angazhimeve nuk e kemi të mundur që të shkojmë. Por është turp i madh që të shesësh izolimin ndërkombëtar si nder. Pse sot nuk është në Davos dhe pse Shqipëria nuk pranohet në këtë aktivitet nga më të rëndësishmit botëror. Ortaku i Agasit, avokati i Ballukut, i krimit të organizuar, bëri sikur nuk e dëgjoi pyetjen dhe dha përgjigje aspak serioze se një kryeministër. Takimin privat për investime e ke pasur dje. Disponon një avion privat dhe mund të ishe nisur për të arritur takimin në Davos. Për fat të keq nga rajoni i Ballkanit, i vetmi lider që ishte i pranishëm, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në vend që të fshiheshe, do të duhej të sqarohesh se pse nuk je për atë që të autorizoi Bajram Begaj. Po tenton të zgjedhësh veten. Po të të kishin zgjedhur, s’kishe nevojë që t’i thojë Taulantit që ta shënoje mërin në ligj. Ça nevoje kishe që t’i kërkoje me lutje Elisës, që kur të propozonte pr.ligin, ta shënonte emrin atje. Shqipëria është ftuar dhe ajo përfaqësohet ose nga presidenti, ose nga kryeministri. Ça hall ke që do që ta shkruajmë emrin në ligj? Pse e lidh këtë bord me emrin tënd të nxirë, si i vetmi kryeministër që ka pritur në zyrë kartele të drogës.”, tha ai.