Politikë

Basha: Zgjedhjet ishin masakër elektorale. Po mbledhim fakte

Basha: Zgjedhjet ishin masakër elektorale. Po mbledhim fakte

Në deklaratë për shtyp ku komentoi nisjen e stërvitjes ushtarake të forcave të NATO-së dhe SHBA-ve, duke ia atribuuar vetes anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një masakër elektorale dhe se po mblidhen fakte për krimet zgjedhore.

Lulzim Basha tha se beteja vazhdon me të gjitha mënyrat e mundësitë, ndërsa përmendi emra kandidatësh të PS duke i lidhur me krimin.

25 Prilli është një masakër elektorale, viktima nuk është PD, rezultati flet qartë. Besimi, shpresa që zgjuam dhe bashkuam pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista dhe siç tha raporti i OSBE paraprak, të shkrijes se vijave ndarëse mes partisë dhe shtetit nuk uli dot përmasat e bashkimit të shqiptarëve.

Ndaj detyrimi është para gjithë shqiptarëve, kandidatëve për deputetë dhe militantëve. Kemi bërë një betejë historike duke pasur gjithçka kundër dhe ja kemi dalë të rikthejnë shpresën dhe besimin.

Një gjë është sigurt, ndërsa vazhdojmë mbledhjen e faktimit të manipulimit të zgjedhjeve, të gjithë kamerat e mikrofonët e mediave të lira, të drejtojnë pyetjet legjitime treshes Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat tre deputetët e Tom Doshit të listës së zezë? Si i morën në Durrës votat? Plarent Dervishi, Rrahman Rraja dhe njerëzit e Avdylajve? Si i morën votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit, Aurora Mara e Gent Marës në kërkim për trafik droge? A mund të pranojë Shqipëria që në një anë mban trashëgiminë dhe këtë peshë e përgjëgjësi të stërvitjes amerikane dhe në një anë tjetër masakrën elektorale?

Pyetje: A do e bëni këtë betejë në Parlament?

Beteja do bëhet në të gjitha mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi do jetë i qartë , rrëzimi i regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë- shqiptarëve.

*Tiranapoot.al.