Politikë

Berisha bëhet gati për të dalë në konferencë për shtyp

Berisha bëhet gati për të dalë në konferencë

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një konferencë mediatike ditën e sotme në orën 18:00 në hotelin “Rogner” të kryeqytetit.

Lajmi mediatik i konfirmuar nga burime pranë liderit historik të PD, vjen një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, e shpalli ish-kryeministrin Berisha non grata, si të akuzuar për korrupsion.

Vetë Berisha ka reaguar duke “sfiduar” DASH që të publikojë të gjitha provat që mund të ketë kundër tij.

Tiranapost.al